Jeton Beqiri gjatë prezantimit

Rikthimi i tretë në Tetovë, Shkëndija prezanton trajnerin e ri: Kur shtëpia thërret, zemra vendos

5 Janar, 10:43| Përditesimi: 5 Janar, 10:48

  • Share

Jeton Beqiri është trajneri i ri i Shkëndijës së Tetovës në Maqedoninë e Veriut. Klubi shqiptar ka vendosur të rikthejë në stol 41 vjeçarin, kjo pas largimit të Ardian Nuhiut.

Në listën e dëshirës për kuqezinjtë ishte edhe Orges Shehi, që zgjodhi të firmoste për Partizanin në Tiranë. Tanimë me synimin e qartë për të rivalizuar me Strugën e Shpëtim Duros, Beqiri gjen një ekip me shumë emra të njohur dhe të destinuar për të ecur më tej.

Trajneri i ri nuk është i panjohur në Shqipëri, pasi më herët ka drejtuar klubet e Flamurtarit dhe Bylisit. Beqiri vjen nga aventura në Arabinë Saudite, ku për një vit e gjysmë ishte trajneri i Al Jabalain, ekip që militon në ligën e dytë.

Kjo do jetë përvoja e tij e tretë te Shkëndija, pas sezoneve 2014-15 dhe 2016-17. "Kur shtëpia thërret, zemra vendos", shkruhet në prezantim.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?