Rikthimi i vizave për Shqipërinë? Parlamenti i Holandës do të votojë më 16 prill

12 Prill 2019, 17:33| Përditesimi: 12 Prill 2019, 18:12

  • Share

Parlamenti holandez i kërkon qeverisë të ushtrojë presion mbi Bashkimin Evropian për të rikthyer regjimin e vizave me shqiptarët.

Shqetësimi që Holanda ka me përfshirjen e shqiptarëve në ngjarje kriminale, ka bërë që në parlament të zhvillohet një interpelancë për këtë çështje me ministrin e jashtëm dhe me atë të drejtësisë.

Deputetët e partive ekstremiste thonë se “shqiptarët shkojnë si turistë dhe kryejnë aktivitet kriminal, kryesisht në fushën e narkotikëve”, Van Toorenburg (CDA).

Por ministri i Drejtësisë është shprehur se “nuk sheh ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë mes liberalizimit të vizave dhe veprimtarive kriminale, duke shtuar se bashkëpunimi me Shqipërinë është intensifikuar”.

Mes deputetëve ka edhe nga ata që thonë se “Rivendosja e vizave për shqiptarët do të ketë sukses vetëm nëse mbështetet nga vende të tjera të BE. Meqë kjo nuk duket shumë realiste, Holanda mund të dërgojë një sinjal të rëndësishëm në Shqipëri”, Van Wijngaarden (VVD).

Ministri i Jashtëm holandez, Bolk, i cili ishte pak më parë në Tiranë, sipas mediave vendase nuk ka ndërmend të lobojë që Shqipërisë t’i rikthehen vizat.

“Komisioni Evropian monitoron nëse Shqipëria është në përputhje me marrëveshjet për, për shembull, luftën kundër korrupsionit. Përfundimi është se ka vend për përmirësim, por vendi plotëson kushtet e përcaktuara. Kjo kërkesë gjithashtu e ndërlikon bashkëpunimin me Shqipërinë” ka thënë ministri i Jashtëm holandez. Këto propozime do të votohen në 16 prill.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rrota: 12/04/2019 22:35

    Ore hollandez i lulit ata qe vin aty mire u behet ju se keni fitimet tuaja... nuk vin hallexhinjt ne amsterdam o karabusha.... kshtu qe leri shqiptaret mos u cani trapin...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?