Rikthimi i VMRO-së/ Galdini në 'Studio Live': Kurti i bëri llogaritë gabim! Bogdani: Përçarja e shqiptarëve i bën të dobët

10 Maj, 17:43| Përditesimi: 10 Maj, 19:24

  • Share

Zgjedhjet në Maqedoni tashmë u ezauruan dhe kemi një dominim të VMRO si në presidencialet ashtu dhe në ato parlamentar.

Në ‘Studio Live’ në Report Tv, Arian Galdini dhe Gerti Bogdani analizuan për Arbër Hitajn konfigurimin e ri politik në vendin fqinj dhe rolin e shqiptarëve, tashmë të përçarë.

Bogdani thotë se VMRO-së fituese iu desh një rifreskim i madh pasi nuk pranohej edhe nga partitë simotra europiane.

'Iu desh një rifreskim i thellë. Arriti të bëjë partnerë ndërkombëtar dhe pastaj popullin. Nuk është e thjeshtë fitorja e Maqedonisë. Reflektimi duhet të kthehet nga vetja. Duhet reflektim i thellë nga shqiptarët për të larguar këtë qeverisje.

Pse ndodh kjo sepse shqiptarët nuk janë më në Shqipëri. 1 milionë shqiptarët të larguar në 10 vite dhe qeveria detyrohet të bëjë marrëveshje me nepalezë', tha Bogdani.

Galdini e sheh fitoren e VMRO si një rikthim të mundshëm të Rusisë në Ballkan.

'Ne kemi një establishment politik që është mësuar të jetë lëndues i shqiptarëve. Nuk duhet të habitet askush që në spektrin e partive politike shqiptare të kemi manifestime gëzimi kur ka fitore të palëve që lëndojnë shqiptarët. Shohin vetveten dhe aty duan të transferojnë mundësinë për rikthim. Të gjitha palët flasin për rikthim. Opozita drejtohet nga 3 persona që janë të rikthyer.

Ata përpiqen ta ripropozojnë vetveten. Kemi Ramën që kërkon rienergjizim, Metën që kërkon rigjallërim, Berishën rithemelim dhe Bashën rilulëzim. Një rikthim i rrezikshëm në Ballkan është rikthimi i Rusisë dhe i ndikimit rus në Maqedoni, Serbi, Mal të Zi. Nuk shoh ndonjë gjë të mirë në gëzimet për rikthimet', shprehet Galdini.

Bogdani shton se shqiptarët e përçarë mund të kishin një kandidat për president në raundin e dytë nëse do ishin të bashkuar. Nga ana tjetër, sipas tij nuk është vetëm Albin Kurti që ka ndërhyrë në zgjedhje por edhe Tirana zyrtare.

'Ne e kemi edhe në flamur, shqiponja me dy koka. Ndarja është gjithandej. Në raundin e parë kjo që u zgjodh me 360 mijë vota, Pendarovski me 180 mijë vota. Po të mbledhës Osmanin dhe Taravarin shkonin më tepër se Pendarovski. Do kishim kandidat shqiptar në raundin e dytë. Fatkeqësia shqiptare është ndarja dhe përçarja. Përça e sundo ishte filozofia e Çezarit. Kjo ndarja ka rritur numrin e deputetëve shqiptarë në kuvend. BDI 19 dhe Vlen 13. Por të ndarë i çon të dobët në negociatat për qeveri.

Nuk është vetëm zoti Kurti, ke vizitën e zotit Ahmeti në Tiranë, Tirana kërkoi të fus duart në zgjedhjet. Staturën politike që ka zoti Ahmeti në 30 vitet e fundit nuk do  ndikonte këtë gjë. Ndërhyn apo nuk ndërhyn zoti Rama, pasi ai shihet si përçarës i shqiptarëve në rajon. Nuk është gjë e mirë që Tirana zyrtare apo Prishtina fut duart në zgjedhje', shton Bogdani.

Galdini thotë më tej se ka një instalim të Kinës në rajon falë edhe vizitve të presidentit kinez në Serbi dhe Hungari. Nga ana tjetër, kemi një Rusi që po tenton të rifutet në rajon dhe mund të sjellë probleme për shqiptarët.

'Jo vetëm Albin Kurti, por në përgjithësi liderët politike të Tiranës dhe Prishtinës kur kanë problematika brenda shtëpisë së tyre transferojnë problematikë jashtë shtëpisë së tyre.

Kjo parti e ka shtëpinë e saj natyrale të orientuar nga Rusia. Lideri i kësaj partie qëndron në një vend mik të kësaj partie. Në Hungari. Kemi një vizitë të presidentit të Kinës që ka shkuar në 3 vende që kanë hapur portat për projektin kinez. Aksi i miqësisë Rusi-Kinë mund të manifestohet në të gjithë format e mundshme.

Dashur pa dashur po bien pre e një loje të sofistikuar krijon problematika të cilat sa më e gjatë të jetë çështja e shqiptarëve, sa më shumë kohë të kaloj dhe të rriten konfliktet aq më shumë dëm i bëhet çështjes shqiptare', thotë Galdini.

Sa për ndërhyrjen e Kurtit në zgjedhje, duke mbështetur haptazi Vlen, Galdini thotë se kryeministri i Kosovës i ka bërë llogaritë gabim.

'Nuk ka problem që në Maqedoni ka dy blloqe politike. Nëse do kishte marrëveshje mes dy blloqeve shqiptare, për çështjet e mëdhaja të interesit bazik kombëtar shqiptar, ato do të ishin bashkë, konkurrenca e tyre të majta apo të djathta, do ishte normale. Për shkak të garës së tyre të verbër, ka qenë po BDI që e ka dëmtuar badin terin.

Albin Kurti nuk ka bërë as më shumë e as më pak, ka hapur një problematikë të re. Do të ketë një situatë ciklikisht problematike. Kurti ka luajtur fort, i ka hedhur të gjitha kartat. I ka bërë llogaritë gabim, kjo tregon që politikanët shqiptarë kanë të njëjtën sëmundje. Kurti po kërkon të fitojë kohë në lidhje me asosacionin', theksoi ai.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?