Për vitin e ri 2022 kjo e mërkurë shënoi ditën e parë të rikthimit në shkolla pas pushimeve të fundvitit për nxënësit e arsimit parauniversitar. Me kamerën e Report Tv u pyetën të vegjlit si i shfrytëzuan ditët e pushimit, a i neglizhuan ndopak detyrat e ngarkuara nga mësuesit dhe a kanë objektiva për rezultate më të larta në këtë vit të ri.
“Ja kaluam shumë mirë. Rezultatet do jenë më të larta se vitin e kaluar. Lexova dhe një libër. Këtë vit do marr vetëm 10-ta.”-shprehen disa nga nxënësit.
Prindërit nga ana tjetër thonë se kanë qenë më të vemendshëm dhe kujdesshëm në mbarëvajtjen dhe jo neglizhencën e mësimeve.
“Nuk i neglizhuam."-shprehet një prind.
"I lamë pushim.”-shprehet një tjetër.
Pas rikthimit në shkolla, malli për shokët e shoqet e klasës i ka afruar nxënësit me tyre dhe masat e distancimit social nuk janë respektuar. Nga vëzhgimi që bëmë rezultoi se një pjesë e madhe i kanë thyer rregullat antikovid pasi ishin pa barrier mbrojtëse.
“Ne i respektuam masat. Jo të gjithë i mbajnë maskat.”-shprehen disa nxënës.