Rikthimi në shkollë, maturantja: Vendim i duhur, por ndihem e frikësuar, peng në zemër diplomimi

29 Prill 2020, 20:50| Përditesimi: 29 Prill 2020, 21:03

  • Share

Ministrja e Arsimit vendosi qe maturantët të rikthen në bankat e shkollës nga data 18 maj deri më 5 qershor, kjo për tu përgatitur për provimet e maturës.

Por si e pritën maturantët këtë vendim? Bora Sula, maturante në gjimnazin “Qemal Stafa” tha për Report Tv se ky ishte një vendim i duhur, por ndihet e frikësuar pasi as ajo dhe as bashkëmoshtarët e saj nuk janë imun ndaj virusit.

Do ta konsideroja si një vendim të duhur pasi në një farë mënyre do na fusi përsëri në atë rrjedhën e shkollës që ne të mësohemi me idenë që së shpejti do japim provimet e maturës por fakt është që moshatarët e mi dhe unë nuk jemi imun ndaj virusit. Nuk jam shumë e sigurt se si do funksionojë kjo dhe nuk jam shumë e sigurt se cilat lëndë do bëjmë apo oraret që do ndjekim shkollën.

Patjetër që jemi disi të friksuar pasi sic e thash dhe pak më parë asnjëri nga ne nuk është imun ndaj virusit por duhet thënë që paralel me të qënit të friksuar jemi dhe disi të gëzuar sepse me në fund po i rikthehemi nornalitetit, po kthehemi në shkollë dhe më në fund do shohim njëri-tjetrin. Mendoj se instikti i parë që moshatarët e mi do kenë është që të përqafojnë njëri- tjetrin dhe të flasin në afërsi pasi të gjithë i ka marrë malli për njëri tjetrin dhe në një farë mënyrë do ta harrojnë këtë situatë që ne po kalojmë. Unë personalisht mendoj që mësimi online ka shkuar mirë pavarësisht që e di që jo të gjithë ndajnë të njëjtin mendim me mua", është shprehur maturantja.

Ajo ka thënë se ishte alternativa më e mirë e mundshme që ata mund të ndiqnin gjatë kësaj periudhe por që në një ditë normale nuk do ta ndiqte, kryesisht për faktin se mësimi në shtëpi kërkon shumë vullnet dhe duke qenë se ata nuk e kanë praktikuar ndonjëherë më përpara e gjejnë shumë të vështirë që ta ndjekin ashtu sic duhet.

"Në fakt lëndët me zgjedhje janë dicka për të cilën unë nuk kam shumë informacion pasi vëmëndje shumë e madhe i është kushtuar matëmatikës, gjuhës, lëtërsisë ndërkohë që kam parë shumë pak feedback dhe shumë pak orientime kur vjen puna tek lëndët me zgjedhje. Cështja qendron tek fakti që jo të gjithë nxënësit kanë problem kalueshmërinë. Për shumicën e tyre objektiv është arritja e një notë sa më të lartë që është në fakt e vështirë duke marrë parasysh faktin që nuk është se e kemi frekuentuar shkollën dhe aq shumë. Mbrëmja e maturës dhe diplomimi konsiderohen si dy dëshmi që ne po mbyllin një etap shumë të rëndësishme dhe shumë vendimtare të jetës tonë. Normalisht të gjithve na ka mbetur si peng në zemër dhe është dicka për të cilën  jemi mërzitur realisht shumë përfshirë dhe mua, ama në fund të ditës e rëndësishmë është që të gjithë të dalim shëndoshë e mirë nga kjo kështu që besoj se do na kalojë mërzia”, u shpreh maturantja.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?