Periudha e fillimit të shkollës për fëmijët duket se është më e vështira. Pas pushimeve verore kthimi në shkollë do të thotë nisja e një rutine po ashtu mënyra e të ushqyerit ndryshon.
Por si mund t’i ndihmojmë që të fillojnë sa më lehtësisht rutinën e re të shkollës. Në një intervistë në emisionin ‘ Rreze Dielli” psikologia Elona Dashi dhe nutricionistja Hyrida Basha këshilluan prindërit për mënyrat se si mund t’I ndihmojnë fëmijët të përshtaten sa më lehtësisht.
Krijimi i një axhende me oraret e gjumit, ushqimit dhe studimit është një ndihmë e madhe për fëmijët por edhe për prindërit sipas psikologes Elona Dashi.
Prindërit duhet t’ja shpjegoj me fjalë të përshtatshme për atë grupmoshë dhe po aq e rëndësishme është që prindëri t’I shpjegojë fëmijës rutinën e re që do fillojë dhe këtë rutinë të përpiqet ta respektojë, ti thotë ‘ Ne bashkë do të bëjmë një axhendë, do të vizatojmë sëbashku, do të ngrihemi në këtë orë, do mbarojmë higjenën personale, do bëhemi gati, do shkojmë në shkollë do marrim ushiqmin me vete Pra është e rëndësishme që prindi bashkë me fëmijën ta bëjnë bashkë këtë axhendën, këtë rutinën e re që do fillojë bashkë me fillimin e shkollës. Komunikimi është thelbi, ndryshe nuk ke si e kupton se cfarë ka ndodhur. Prindi kur merr fëmijën nga shkolla pyetja parë është ‘ cfarë note more?’. Duhet ta heqim këtë lloj presioni, absolutisht që është I rëndësishëm por qasja duhet të jetë më ndryshe se ‘ Cfarë note more? apo ‘ si dole sot?’ pse nuk more not më të mirë? Pse bëre gabim. Duhet të përpiqemi që të marrim më të mirën nga fëmija por edhe ne duhet të jemi më shumë bashkëpunues.
Sipas saj është tepër e rëndësishme që këto pyetje të zëvendësohen dhe te vendoset komunikimi midis prindërit dhe fëmijës për të rritur sa më shumë përqëndrimin në shkollë sidomos pas rikthimit nga pushimet.