Rikthimi pas pothuajse 2 vitesh në shtëpi nuk i ka sjellë fat Tiranës, që në javën e 3 të Superligës ka barazuar 1-1 kundër Flamurtarit. Në Selman Stërmasi bardheblutë realizuan të parët me Tabekun, por goli nuk ishte i mjaftueshëm për 3 pikët në ndeshjen debutuese të trajnerit Bordin. Në pjesën e dytë, vlonjatët barazuan me Sami-n. Të dy skuadrat, pas 3 javëve të parë, kanë grumbulluar nga 2 pikë.
Fitoren e parë për sezonin e ri e gjeti Egnatia, skuadra kampione e Shqipërisë, që mposhti 0-1 Bylisin. Pasi humbi penallti në pjesën e parë, skuadra e Edlir Tetovës shënoi në të dytën me ish-futbollistin e Bylisit Ruçi.
Të dielën, për herë të parë këtë sezon, Teuta luan në Niko Dovana teksa pret Vorën.
“Të tërheqim sa më shumë vëmendjen, të tërheqim publikun të rikthehet në stadium, që të jemi të gjithë krenarë për atë që përfaqësojmë në fushë,”-u shpreh Ekeleid Dobi, trajner i Teutës.
Sfida tjetër e kësaj jave diskutohet mes Elbasanit dhe Dinamos.
Komente
