Sport

Rikthimi në stadium pas një periudhe të gjatë, tifozët ‘pushtojnë’ biletarinë e FSHF-së

31 Maj 2021, 16:10| Përditesimi: 31 Maj 2021, 16:11

  • Share

Për tifozët e thjeshtë në Shqipëri kjo periudhë që zgjat më shumë se një vit ka qenë shumë e vështirë për faktin se nuk kanë mundur ta mbështesin ekipin e zemrës në stadium, por sot për herë të parë pas shumë kohësh kjo është utopi për shkak se është dhënë leja që finalja e Kupës mes Skënderbeut dhe Vllaznisë të luhet me praninnë e 1 mijë tifozëve.

Kjo ka bërë që dyqani i FSHF-së në ‘Rrugën e Elbasanit’ të popullohet nga tifozët, të cilët kërkojnë deri në dëshpërim një biletë. Fatkeqësisht jo për të gjithë do jetë e mundur, pasi vetëm 1 mijë vetë do të lejohen, por lajmi i mirë është se ndeshja e fundit e sezonit në futbollin shqiptar do jetë me publik pas shumë kohësh.

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Vllaznisë do të luhet në orën 19:00 në stadiumin ‘Air Albania’.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?