Nevil Dede dhe presidenti i Dinamos Ardian Bardhi

Rikthimi në Superligë, Dinamo zyrtarizon trajnerin e ri! Dede lë Erzenin për ‘nëndetësen’

8 Korrik 2022, 14:16| Përditesimi: 8 Korrik 2022, 14:18

  • Share

Nevil Dede do jetë trajneri i ri i Dinamos, klubit që militon në Kategorinë e Parë pasi u rrëzua nga Superliga në sezonin që lam pas. Ish-mbrojësi i Tiranës dhe kombëtares është larguar nga Erzeni pas problemeve të shumta që këta të fundit kanë në administrim dhe ka firmosur për kryeqytetasit.

Dede riktheu Erzenin pas shumë vitesh në Superligë, ndërsa tani do kërkojë të bëjë të njëjtën gjë më Dinamon. Më poshtë edhe postimi i klubit të ‘nëndetëses’ për këtë afrim:

“Nevil Dede është trajneri i ri i 18 herë kampionëve!

Futboll Club Dinamo njofton nënshkrimin e kontratës me trajnerin Nevil Dede. Tekniku 47-vjeçar do të drejtojë projektin Dinamovit drejt rikthimit në elitën e futbollit. Gjate ditës së sotme Presidenti i FC Dinamo, z.Adrian Bardhi dhe trajneri Dede, kanë nënshkruar kontratën që e bën teknikun pjesë të klubit blu për sezonin e ri.

Ish-mbrojtësi i kombëtares kuqezi vjen tek Dinamo mbas një sezoni të suksesshëm, ku drejtoi skuadrën e Erzenit drejt rikthimit historik në Kategorinë Superiore,”-shkruan klubi i Dinamos.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?