Lionel Messi

Sport

'Rikthimi te Barça mbeti një ëndërr', Leo Messi: Dua të luaj Botërorin e gjashtë, Yamal një kampion

18 Prill, 15:56| Përditesimi: 18 Prill, 15:58

  • Share

Lionel Messi është ndalur të flasë për prapaskenat e karrierës, duke zbuluar se ishte pranë rikthimit te Barça pas largimit nga PSG-ja, por diçka e tillë nuk ndodhi. "Pleshti" ceku edhe Kupën e Botës, duke dashur të jetë pjesë për herë të gjashtë me Argjentinën.

37-vjeçari, kampion bote në fuqi dhe aktualisht pjesë e Inter Miami dha një intervistë për “Simplemente Futbol” ku ka folur për mundësinë e pjesëmarrjes në edicionin e Botërorit 2026 në Kanada, Meksikë dhe SHBA.

“Natyrisht që mendoj për Kupën e Botës dhe mundësinë për të qenë atje, por jetoj dita-ditës. Duhet të jem i sinqertë me veten për të kuptuar nëse mund të jem apo jo. Më pëlqen ajo që bëj, jam rritur me një top dhe do të jetë gjithmonë kështu, përtej të qenit lojtar apo jo. Për aq kohë sa mundemi, më pëlqen”, tha 37-vjeçari.

Lionel Messi ka zbuluar një histori nga prapaskenat e merkatos.

“Pas PSG-së, doja të kthehesha te Barcelona, një vend ku gjithmonë doja të isha por nuk ishte më e mundur. Në atë moment ishte e qartë se nuk do të shkoja në asnjë ekip tjetër evropian”, tregoi Messi.

Sulmuesi ka folur për ngritjen e Lamine Yamal në futbollin profesionist.

“Fëmijët shikojnë dhe imitojnë gjithçka, i njohin të gjithë dhe i ndjekin të gjithë, sepse flasin për lojtarët aktualë si Mbappe, Vinicius, Haaland, Lewandowski dhe Lamine Yamal, të jesh kaq i ri është shumë mirë. Seriozisht, është e pabesueshme.

Ai është vetëm 17 vjeç, ai është në mes të një procesi rritjeje dhe do të vazhdojë të rritet si lojtar dhe të kontribuojë në lojën e tij, ashtu si unë. Ai ka cilësi të jashtëzakonshme dhe është tashmë një nga lojtarët më të mirë në botë. Është mbresëlënëse ajo që Lamine Yamal po tregon, çfarë po bën dhe çfarë ka bërë tashmë. Ai tashmë ka qenë kampion i Evropës me Spanjën”, ka thënë Messi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?