Emra të njohur të futbollit botëror po përfliten së fundmi për Milanin. Këtë herë jo për futbollistë siç është Asensio, por për trajner. Bëhet fjalë sërish për një pjestar të Real Madrid siç është Carlo Ancelotti, i cili me Milanin ka fituar edhe dy Champions League. Në një intervistë të fundit italiani ka folur rreth mundësisë që në të ardhmën e afërt të firmosë sërish për ‘djallin’:
“Do të flas për këtë temë ditën që do të mbyllet aventura me Real Madridin. Nëse mbyllet pas 20 vitesh mendoj se do tërhiqem në vend që të shkoj në Milani. Milani është një nga skuadrat e pakta që e mbaj në zemër sepse më rriti, jo si lojtar, por si trajner. A mund të shkoj te Milani si drejtor? Maldini po bën një punë të mrekullueshme. Nuk ka nevojë të jenë dy,"- ishin fjalët e Ancelotti-t për Rai Radio 1.
Më tej italiani i suksesshëm foli edhe për futbollistin e Real Madrid Asension, për të cilin është interesuar Milani: "Ai është një lojtar me cilësi të jashtëzakonshme. Ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju vitet e fundit, rikuperimi i tij ka marrë shumë kohë. Ai është një lojtar i rëndësishëm dhe mund të bëj vetëm një vlerësim teknik për të. E ardhmja? Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Po flet me kompaninë për rinovimin e kontratës".
Nuk mund të mungonte një koment për Zlatan Ibrahimovicin : “Pasi të varë këpucët në gozhdë mund të bëj gjithçka, për shkak të njohurive të tij për futbollin dhe dinamikën në dhomat e zhveshjes.”