Projekti i Liqenit te Shkodrës

Sociale

VKM/ Rikualifikimi i hyrjes së Shkodrës, qeveria miraton fondin 402 milionë lekë për shpronësimet

26 Shkurt, 15:55| Përditesimi: 26 Shkurt, 16:21

  • Share

TIRANE- Këshilli i Ministrave miratoi sot shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Rikualifikimi i hyrjes së qytetit të Shkodrës dhe bregut perëndimor të liqenit të Shkodrës”.

Sipas këtij vendimi, pronarët do të kompensohen me një vlerë të përgjithshme prej 402 403 347 lekësh, e cila do të përballohet nga buxheti i shtetit.

Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.

Pronarët e pasurive të paluajtshme do të kompensohen pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.

Projekti i ri për hyrjen e qytetit të Shkodrës, i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe mbështetur nga qeveria, synon transformimin e kësaj zone në një hapësirë multifunksionale dhe rekreative.

Ky projekt përfshin krijimin e një parku prej 17-18 hektarësh, që do të përmbajë mjedise sportive, shëtitore për këmbësorë dhe biçikleta, pika panoramike për të shijuar pamjet e liqenit, si dhe hapësira për aktivitete dhe koncerte.

Pjesë e projektit janë edhe fushat e reja sportive dhe një mol i ri, që do të lidhet me mole të tjera në Shirokë dhe Zogaj.

S.G/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Blendi: 26/02/2025 22:23

    Or tej dru me pre!Pse keni gjelozi që Shkodra po shkon ku i takon!Ju banditët e PDsë e këthyet Shkodren ska më keç për 30 vite e vollët dhe nuk bot asnjë farë ndërtimin vep vollët or taj dru me pre.

    Përgjigju
    • Sali Berisha: 28/02/2025 15:05

      Or tej dru me pre. Shkodra aty ishte edhe para 12 vitesh por pashai i Tiranës ja bllokoi Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe nuk i dha asnjë kacidhe .Por pasi e nënshkroi me bandat e krimit elektoral i hapi rrugë hajnisë tjetër . Rri kë Shkodër dhe fol. Jo si e ama e Zeqos maje Thanës.

  • Or tej: 26/02/2025 16:43

    Sa me shume beton or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?