Ardian Ismajli

Sport

Rikuperohet Ardian Ismajli, gati për sfidën kundër Romës

5 Shtator, 15:42| Përditesimi: 5 Shtator, 15:46

  • Share

Torino ka marrë një lajm të mirë gjatë pushimit të kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve. Mbrojtësi shqiptar, Ardian Ismajli (mungoi për Kombëtaren) është rikuperuar plotësisht nga tërheqja muskulare në këmbën e djathtë, e cila e mbajti jashtë fushave që nga mesi i gushtit.

Futbollisti 28-vjeçar është rikthyer në stërvitje të plotë me grupin në qendrën stërvitore të 'Filadelfias' dhe është në dispozicion të trajnerit Marco Baroni. Ky i fundit beson se Ismajli do të jetë gati për të marrë thirrjen e parë zyrtare me Torinon në ndeshjen e fundjavës që vjen.

Torinezët do të udhëtojnë drejt kryeqytetit për t’u përballur me Romën e Gasperinit, në sfidën e programuar të dielën, më 14 shtator, në orën 12:30.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fagioli di bazar: 06/09/2025 01:25

    Paska ngrene “fagioli di bazzar tek Goku” shume shpejt rekuperimi shume mire . Ama Kumbulla mbetet mbrojtes perfekt bashke me Hysa ansori

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?