Ekonomi

Rikuperohet Euro, ja me sa është këmbyer sot 

28 Maj 2019, 13:41| Përditesimi: 28 Maj 2019, 14:38

  • Share

Këmbimi i euros është rritur ndjeshëm ditën e sotme me 0.42 lekë, krahasuar kjo me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro sot u këmbye me 122.85 lekë, ndryshe nga dje kur u këmbye me 122.43 lekë. Kemi kështu një rritje dhe rikuperim të ndjeshëm në këmbimin e valutës. Kjo pasi, javën e kaluar euro ra në vlerat 122.31 lekë dhe shënoi shifrën më të ulët në 11 vjet.

Aktorët e tregut paralajmëruan, se ulja erdhi pasi bankat po përgatiteshin të bënin disa transaksione të mëdha për blerje valute dhe si rrjedhojë kishin interes të ulnin kursin e këmbimit të euros, në mënyrë që të blinin monedhën e përbashkët me një kurs sa më të favorshëm.

 

 

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    17 vite nga masakra e Gërdecit, a do ketë drejtësi?