Shqipëria dhe Italia do përballen pas një jave (15 qershor në 21:00) në Dortmund për sfidën e parë të Grupit B të Europianit 2024. Përpara këtij dueli Italia e Spallettit ka marrë një lajm të mirë, me yllin e mesit të fushës Nicolo Barella, që ka lënë pas dëmtimin.
"Futbollisti Nicolo Barella kreu testet e duhura mëngjesin e sotëm, të cilat tregojnë përparimin e pritshëm në rikuperimin e tij nga lodhja e muskujve të pësuar ditët e fundit. Prandaj futbollisti do të vazhdojë programin e paracaktuar të punës, me synimin për t’u rikthyer në detyrë dhe t'i bashkohet grupit në ditët në vijim", thuhet në një njoftim të federatës italiane.
Barella është një nga mesfushorët që Spalletti ka në plan për fanelën e titullarit dhe Sylvinho duhet të marrë masa për të bllokuar një nga lojtarët që sezonin e fundit ishte deçiziv që Interi të siguronte titullin e 20-të kampion të Serie A.
Esami diagnostici di controllo per Nicolò #Barella: progressi nel recupero dall'affaticamento muscolare ????????
— Nazionale Italiana ⭐️⭐️⭐️⭐️ (@Azzurri) June 8, 2024
▶️ https://t.co/Q51TIAnyyr#Nazionale ???????? #Azzurri #VivoAzzurro pic.twitter.com/gw9IBjsmR0