Juventusi i Igor Tudor po përjeton një moment pozitiv, që ka ndezur entuziazmin e tifozëve bardhezinj. Pavarësisht barazimit 1-1 me Veronën, skuadra mbetet e pamposhtur pas pesë ndeshjeve zyrtare dhe ndodhet në vendin e dytë në Serie A.
Klubi ka bërë të ditur se stadiumi “Allianz” do të jetë i mbushur plot (41,507 ulëse) në ndeshjen e së shtunës ndaj Atalantës së Ivan Juriç, pasi të gjitha biletat janë shitur.
Megjithatë, tifozët që nuk kanë arritur të sigurojnë një vend ende kanë një shans. Përmes një deklarate, Juventusi bëri me dije se mbajtësit e aboneve sezonale “Full” dhe “Star” mund të rikthejnë biletat e tyre në shitje, duke hapur mundësi të reja për blerje në dyqanin zyrtar të biletave, si edhe online.
Kështu, pritet një atmosferë e zjarrtë në Torino, ku bardhezinjtë synojnë të konfirmojnë formën e mirë përballë një rivali direkt si Atalanta.
Komente
