Takimet elektorale të kreut të PD-së, Sali Berisha, nuk janë të mbushura vetëm me gafat e tij politike që tashmë janë kthyer edhe në meme në rrjetin viral, por edhe të mbështetësve apo përfaqësuesve të strukturave që mbajnë fjalimet hapëse.
Një rast i ngjashëm sot në Kukës (21 prill), ku mes të tjerëve foli edhe një qytetare që mbante veshjen tradicionale të besimtares myslimane.
Dhe teksa “falënderoi Zotin” që solli përsëri Sali Berishën sipas saj, “heroin e Shqipërisë”, ajo akuzoi socialistët që i quajti Rilindja dhe “pjella të komunizmit”, se “duan që ta çojnë pas Shqipërinë në Perëndim...!!”
“Falenderoj Zotin që na ktheu doktor Sali Berishën. Heroin e Shqipërisë, heroin e Shqipërisë, dritën e Shqipërisë. E duam të gjithë profesor doktor Sali Berishën që rrëzoi komunizmin, që rrëzoi diktaturën. Dhe sot, këta pjellat e komunizmit duan ta kthejnë mbrapa, drejt Perëndimit, jo Rilindja, drejt Perëndimit”, tha ajo mes të tjerash në fjalën e saj.
Mbetet e paqartë nëse gruaja e bëri gafën e ‘infektuar’ nga stili i fundit i Berishës apo në të vërtetë mendonte se Shqipëria nuk duhet të eci drejt Perëndimit.
Komente

Pse, ku duhet te veje Shqiperia, sipas saj: Ne Lindje, te pseudo-"vellazeria" lindore?!
Përgjigju