Këshilltarët demokratë në Bashkinë e Tiranës hynë në mbledhjen e kësaj të enjteje, të shqetësuar se socialistët do të prishin e kthejnë në kulla, një tjetër objekt të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore, si Pallati i Kongreseve.
Kryetarja në detyrë e Bashkisë, Anuela Ristani, shpjegoi se si qëndron e vërteta e pronës, dhe çfarë planesh ka qeveria për këtë objekt.
“Me kalimin e viteve dhe pavarësisht mirëmbajtjes e kujdesit të vazhdueshëm, Pallati i Kongreseve ka paraqitur shenja amortizimi e degradimi. Synon të shndërrojë Pallatin e Kongreseve në një qendër multifunksionale për konferenca, evente kulturore. Ne nuk jemi pronarë të ndonjë prone të gjurmës së Pallatit të Kongreseve, por jemi të një pjese që është në territorin e Pallatit të Kongreseve, në pjesën e mbrapme të lulishtes për të qenë të saktë, mbi kalimin në përgjegjësi administrimi të pasurisë në pronësi të saj te Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit me destinacion Koorporatën e Investimeve Shqiptare në kuadër të projektit të rijetëzimit të Pallatit të Kongreseve”, tha Ristani.
Mbledhja e Këshillit Bashkiak nuk u shpëtoi debateve për zhvillimet e fundit politike.
“...është shumë e shqetësuar për çlirimin e Palestinës dhe nuk është e shqetësuar për pushtimin e Bashkisë Tiranë nga Kryeministri i vendit, për pushtimin e Bashkisë Tiranë nga ministrat e qeverisë”, u shpreh Ilda Zhulali, këshilltarja e PD.
Megi Fino drejtoi për herë të parë një mbledhje si kryetare e këshillit bashkiak, mbledhje në të cilën u dhanë edhe këshilla për motin.
“Të sinjalizojmë për problematika apo për rreziqe potenciale pasi jemi realisht në kushte shumë të vështira të kësaj kohe. Fundjava që do të vijë do të jetë edhe më e rrezikshme”, u shpreh Ristani.
Komente

Pra cilet do te behen kulla e rradhes, Pallati i Kongreseve,apo lulishtja pas tij,apo te dy bashke? Kesaj Ristanit i kane bere kursin e rufianise! Nuk e pyeti askush se kush e zoteron ate truall e pronen siper,por cfare do te ndodhe me te e megjithate kjo i dredhoi pyetjes,kaloi nga amortizimi tek pronari me shpejtesi drite e ne fund nuk dha asnje pergjigje per cfare u pyet,dhelpra!
Përgjigju