Kultura

Rilindja e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë! Art, edukim, inovacion dhe argëtim! (VIDEO)

25 Gusht, 08:40| Përditesimi: 25 Gusht, 08:44

  • Share

Në kantierin ku po ngrihet Qendra Kombëtare e Kulturës për fëmijë punimet vijojnë me intensitet. Investimi bashkëkohor po ngrihet në zonën e Parkut të Madh të Liqenit Artificial të Tiranës dhe parashikon një skenë të dyfishtë në formën e amfiteatrit.

Do të ketë auditore bashkëkohore, klasa aktrimi, baleti, muzike, pikture, dizajni, artizanati dhe inovacioni do ta shndërrojnë këtë qendër në një laborator krijimtarie për brezat e rinj. Mbi 7 mijë metra katrorë me hapësira funksionale.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, nëpërmjet një video-postimi në rrjetin social Facebook, përditësoi informacionet e fundit mbi punimet në kantierin e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë.

Postimi i plotë i Blendi Gonxhes:

“Mirëmëngjes nga kantieri i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, që po rilind si një hapësirë moderne pranë Parkut të Madh të Liqenit në Tiranë!

Projekti parashikon një skenë të dyfishtë brenda godinës dhe jashtë në formën e një amfiteatri në natyrë, duke i shtuar Tiranës hapësira të reja për artet skenike. Auditore bashkëkohore, klasa aktrimi, baleti, muzike, pikture, dizajni, artizanati dhe inovacioni do ta shndërrojnë këtë qendër në një laborator krijimtarie për brezat e rinj!

Me mbi 7,000 m² hapësira funksionale, fëmijët dhe të rinjtë do të kenë mundësi të pafundme për të zbuluar dhe zhvilluar talentet e tyre artistike. Një qendër unike në rajon, që do të bëhet shtëpia e artit, edukimit dhe argëtimit për të ardhmen!”.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kolegji rrëzon Lapajn dhe i jep mandatin Ana Dajkos, si e vlerësoni?