Politikë

‘Rilindja urbane 2.0’ do të zgjasë 4 vjet’, Rama: Nuk është aksion veror! Turizmi? Një pjesë s’po mendon strategjikisht, por ‘kap ça të kapësh’! Masa radikale edhe për plazhet

10 Gusht, 10:09| Përditesimi: 10 Gusht, 11:58

  • Share

Kryeministri Edi Rama thotë se “Rilindja urbane 2.0” nuk është një “ aksion veror” por do të zgjasë për katër vitet e mandatit. Kreu i qeverisë shpreku pakënaqësi edhe sa i përket industrisë së turizmit, teksa tha se ka disa që nuk po veprojnë strategjikisht, ndërkohë që paralajmëroi masa drastike edhe për plazhet. 

“Rilindja urbane 2.0 është program që do të vazhdojë 4 vjet dhe ky proces do të jetë konstant. Nuk është aksion apo sulm veror. Dhe ata që thonë se pse nuk e lije dot për në dimër, jo nuk e linim dot në dimër. Jo se kishim turistë nëpër këmbë, çështja e turistëve lidhet me dy apo tre gjëra të tjera për të cilat do të llafosemi në shtator, duke filluar nga një pjesë e industrisë që nuk po mendon fare strategjikisht, por vetëm ‘kap ca të kapësh sot', dhe po i bën gropën vetes nesër. Pasi ato investime që po bën nuk do t’i shlyejë nëse sot vendos çmime, të cilat do të hapin me shumë shpejtësi fjalën që është shumë shtrenjt në Shqipëri. Do të flasim edhe për plazhet, kur kemi bërë hap këtë vit, por të pamjaftueshëm. Do të marrim masa radikale edhe për plazhet, por ama shkundja e bashkive sot është domosdoshmëri.”, u shpreh Rama.


Lajmi kryesor:

Lirimi i hapësirave publike, Rama: 'Rilindja Urbane 2.0' do zgjasë 4 vite! Shkundje strukturave të mbrojtjes së territorit! Burg kush lejoi ndërtimet pa leje? E bën drejtësia


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zjarrvënia e qëllimshme njësoj si vrasja, si ju duket propozimi i Ramës?