Rimblidhen protestuesit përpara rafinerisë së Ballshit, banori: Kryeministri të vijë me zgjidhje konkrete

15 Shtator 2020, 10:26| Përditesimi: 15 Shtator 2020, 10:50

  • Share

Edhe këtë të martë ka vijuar sërish protesta e naftëtarëve përpara hyrjes së rafinerisë së Ballshit.

Sikundër ditën e djeshme ku pati tension mes protestuesve dhe policisë, sot situata paraqitet më e qetë.

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj për Report Tv tha se disa prej tyre u shoqëruan në komisariat pas protestës të së hënës.

Ai thotë se policia u mori deklaratë mbi organizimin e protestës por nuk pati asnjë procedim penal.

Gjithashtu ai thotë se ka patur bisedime me palën azere dhe priten edhe përgjigja e tyre për vazhdimësinë e punës.

"Jemi rrënuar si naftëtarë dhe nuk kemi ku të shkojmë. Veç të shkojmë në gjykatën e Hagës, ndryshe nuk kemi çfarë të bëjmë. Ku do shkojmë. Protestat do të bëhen më të dhunshme kohën e ardhshme, mos shiko tani. Kryeministri duhet të vijë me zgjidhje konkrete, nëse nuk ka zgjidhje të vijë të na vrasë të gjithëve. Mallakastra do bëhet e gjithë bashkë" - thotë një prej protestuesve.

Ndërkohë ditën e djeshme kryeministri Rama zhvilloi një takim në Turqi me Presidentin e Azerbajxhanit ku ndër të tjera u diskutua dhe çështja e rafinerisë së Ballshit.

Dautaj thotë se beson tek fjala e kryeministrit dhe se në të kundërt, do të vijojnë protesta dhe përpara kryeministrisë.

Ora 13:50
Protesta për rafinerinë e Ballshit, policia procedon 8 persona

Tetë persona janë proceduar penalisht ditën e djeshme (14 shtator) për zhvllimin e protestës përpara rafinerisë së Ballshit.

Ata u dërguan në komisariatin e Mallakastrës dhe janë proceduar për thyerjen e masave anticovid të vendosur nga ministria e Shëndetësisë.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e djeshme para hyrjes kryesore të Ndërmarjes së Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, proceduan penalisht 8 persona për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme" - njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.

Komento

Komente

  • UKU MOMLIT: 15/09/2020 12:06

    Ku ka kohe kryeministri te vije e te degjoj protestuesit. Atij i vlon mendja te jete edhe kater vjet ne pushtet edhe bashke me opoziten jashteparlamentare qe te ruajne pasurine e vjedhur e te grabitur,te shmangin rrugen e fatkeqsise qe po afrohet. Ky kryeminister dhe tere klasa politike e degjeneruar shqiptare po provokojne nje perballje te dhunshme me popullin qe do ti kushtoje shume shtrenjte me jete dhe gjak popullit te varfer.

    Përgjigju
  • redi: 15/09/2020 11:48

    Proteste e drejte e punetoreve te Ballshit kunder korrupsionit shteterir qe i rrembeu pronen per afera korruptive .Ka mbajtur pergjegjesi penale ndonje kriminel qe i ktheu punetiret ne skllever . Vazhdoni pritestat se mbare shqiptaret jane me ju megjithese qeveria aktuale nuk ja pergjeghesi per privatizimin por ja neglixhence ne zgjidhhen e problemit padi dhe ajo ka 15% te aksioneve dhe nuk ka sekyestruar Rafinerine per borxhin ndaj tatimeve qe kapun qindra mulion dollar

    Përgjigju
  • Lemi: 15/09/2020 11:42

    KERKONI Bracen qe u keni dhene voten

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?