Rimbursimi i fermerëve, kreu i agrobiznesit në Report Tv: Hap me rëndësi! Nuk do ketë mungesë produktesh, por rritje çmimesh

8 Gusht 2022, 12:03| Përditesimi: 8 Gusht 2022, 15:16

  • Share

Prej datës 1 shtator të gjithë fermerët që kultivojnë grurë do të kenë mundësinë që të aplikojnë online pranë AZHBR-së për të përfituar rimbursimin prej 30 mijë lekësh për çdo hektar grurë që ka mbjellë. Lidhur me këtë njoftim, i ftuar në Report Tv Kryetari i Këshilli të Agrobiznesit shqiptar Agim Rrapaj.

Ai e ka cilësuar si një ndërhyrje të shpejtë dhe në kohën e duhur.

'Është një ndërhyrje në kohën e duhur në momentin e duhur. Kjo është një risi, kushdo që kultivon mbi 1000 hektarë ai përfiton dhe kjo është e rëndësishme'- tha Rrapaj në Report Tv

Pyetje: Sa janë shifrat mesatare të përfitimi?

 'Varet ku mbillet, psh për mbi 60 nga kemi kosto të kënaqshme. Dhe këto e ekuilibrojnë prodhimin e grurit. S'të jap dot shifër mesatare se varion nga parcela në parcelë. Është një proces i gjatë, ka dinamikën e vet'- u shpreh ai.

I pyetur për procedurën Rrapaj u shpreh se nuk do të ketë asnjë vështirësi për fermerët dhe se transparenca është mjaft e rëndësishme për kapërcimin e tij.

'Nuk ka vështirësi të pakapërcyeshme në këtë uzinë. Transparenca është shumë e rëndësishme.'

Rrapaj sqaroi në Report Tv, tha se nuk do të ketë mungesë të produkteve por do të ketë rritje çmimi.

'Nuk do ketë mungesë të drithërave në Shqipëri, kemi kapacitetet e duhura. perimet nuk do të kemi mungesa. Për qumështin duhet parë një zgjidhje afatgjatë, për blegtorinë ne duhet të tregojmë shumë vëmendje sepse është rritur kostoja tejet limiteve. Ne duhet të mendojmë për frenimin e uljes së konsumit. Qeveria duhet të mendojë për këto masa. Mund të ketë rritje çmimi por nuk do të ketë mungesë të asnjë produkti. Po nuk ka rëndësi për aq sa kohë nuk e blen dot, se do rriten çmimet.'- tha Rrapaj

Aplikimet për këtë skemë do të qëndrojnë të hapura deri në 23 shtator dhe të gjithë fermerët që do të aplikojnë duhet të jenë aktiv me NIPT, të kenë dokumentin që vërteton se kanë tokën në pronësi, në përdorim ose me qira, si dhe duhet të kenë të ruajtura faturat e fiskaliziuara të farës së blerë dhe plehrave kimike.

Përfitues do të jenë ata fermerë që do të mbjellin e kultivojnë grurë pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, ndërsa pagesa do të bëhet pas verifikimit në terren të sipërfaqes së mbjellë. Të parët që do të marrin mbështetjen financiare do të jenë ata fermerë që kanë më shumë sipërfaqe të mbjellë, e deri të sipërfaqja më e vogël. Nëse ka fermer me të njëjtën sipërfaqe të mbjell, subvencionin e merr fillimisht ai që ka aplikuar i pari.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?