Çdo femer i cili kultivon grurin në tokën e tij do të marrë një mbështetje financiare nga qeveria me 30.000 lekë për çdo hektarë të mbjellë. Përmes një postimi në Facebook Rama ka kujtuar se sot do të nisin aplikimet për i cili do të kryehet online në e-Albania.
‘Nisin sot aplikimet për të gjithë fermerët shqiptarë që kultivojnë grurin në tokat e tyre, për mbështetjen financiare nga qeveria me 30.000 lekë për çdo hektarë të mbjellë
Deri më datë 23 shtator aplikimet do të kryhen online në e-Albania, dhe përfitues do të jenë si fermerët individualë, ashtu edhe Shoqata të Bashkëpunimit Bujqësor, si dhe persona fizik ose juridik
Aplikantët mund të asistohen nëpërmjet numrit jeshil 08008383, nga specialistët e Agropika-ve dhe Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në territor’- shkruan ai.
Kujtojmë se nisur nga kriza, qeveria ka vendosur që prej datës 1 shtator të gjithë fermerët që kultivojnë grurë do të kenë mundësinë që të aplikojnë online pranë AZHBR-së për të përfituar rimbursimin prej 30 mijë lekësh për çdo hektar grurë që ka mbjellë.
Aplikimet për këtë skemë do të qëndrojnë të hapura deri në 23 shtator dhe të gjithë fermerët që do të aplikojnë duhet të jenë aktiv me NIPT, të kenë dokumentin që vërteton se kanë tokën në pronësi, në përdorim ose me qira, si dhe duhet të kenë të ruajtura faturat e fiskaliziuara të farës së blerë dhe plehrave kimike.
Përfitues do të jenë ata fermerë që do të mbjellin e kultivojnë grurë pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, ndërsa pagesa do të bëhet pas verifikimit në terren të sipërfaqes së mbjellë. Të parët që do të marrin mbështetjen financiare do të jenë ata fermerë që kanë më shumë sipërfaqe të mbjellë, e deri të sipërfaqja më e vogël. Nëse ka fermer me të njëjtën sipërfaqe të mbjell, subvencionin e merr fillimisht ai që ka aplikuar i pari.
Në total për këtë skemë janë vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit 500 milionë lekë, dhe një mbështetje e tillë ka si synim rritjen e sipërfaqes së mbjellë me grurë, për shkak të shtrenjtimit të këtij produkti në tregjet e huaja.