Kokaina e sekuestruar

Bota

Rimini/ Trafik kokaine me biçikletë, arrestohet 18-vjeçari shqiptar! Ja çfarë iu gjet në banesë

18 Shkurt, 15:28| Përditesimi: 18 Shkurt, 15:31

  • Share

Rimini- Karabinierët e Riccione në Rimini, gjatë një operacioni të kontrollit territorial, arrestuan një të ri shqiptar për posedim të lëndëve narkotike, me qëllim shitjen e saj.

18-vjeçari është pikasur nga një patrullë, teksa lëvizte me biçikletë buzë detit. Duke dyshuar, efektivët vendosën ta ndalonin për kontroll, duke u konstatuar se ishte pa dokumente.

Pas kontrollit në shtëpi, brenda një qese plastike, u gjetën 78 doza kokainë. Hetimet e mëtejshme çuan në sekuestrimin e mbi 1000 eurove cash, një shumë që besohet të jetë e ardhur nga tregtia e drogës.

I riu u arrestua në flagrancë dhe u mbajt në qelitë e sigurisë së kompanisë Riccione, në pritje të gjykimit të shkurtuar me proces të përshpejtuar, informon media e vendit fqinj.

Gjykatësi vërtetoi arrestimin dhe urdhëroi që t'i ndalohej qëndrimi në provincën e Rimini.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?