Politikë

Pas ‘ridelegimit’/ Ristani shkarkon nënkryetaren dhe sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës: S’ka krizë, me Veliajn asnjë masë sigurie s’e zbeh besimin

21 Mars, 14:14| Përditesimi: 21 Mars, 17:33

  • Share

TIRANË- Pasi mori ridelegimin e detyrës nga Erion Veliaj, Anuela Ristani shkarkoi nënkryetaren Sara Goxhaj, të cilës kryebashkiaku i besoi përkohësisht firmën pa e ditur që emri i saj nuk ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues.  Ristani shkarkoi edhe sekretarin e Përgjithshëm, Alban Dokushi dhe komandoi në vend të tij, Jonida Halilin.

Vendim i 18 marsit i kryebashkiakut të Tiranës, për t’ia hequr kompetencat që i kishte kaluar Ristanit e për t’ia deleguar ato Sara Goxhajt u spekulua në media si një përplasje mes Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama.

Vetë Veliaj në një reagim nga paraburgimi i Durrësit deklaroi se gjithçka ishte një keqkuptim, prej mungesës së informacionet duke qenë se ndodhet në kushtet e izolimit.

Një reagim, pati edhe Anuela Ristani e cila në një konferencë për mediat tha se puna në bashkinë e Tiranës vijon me të njëjtin vizion që i ka udhëhequr nën drejtimin e Veliajt.

“Nuk ka asnjë krizë funksionale në Bashkinë e Tiranës. Kam qenë pjesë e kësaj Bashkie dhe e ekipit të drejtuar nga Kryetari Erion Veliaj prej 10 vitesh. Bashkia e Tiranës ka qenë një mision i përbashkët. Nuk ka masë sigurie apo artikull mediatik që mund të zbehë respektin dhe besimin që kemi ndërtuar me njëri-tjetrin”, tha Ristani.

Po ashtu, Ristani shprehu mirënjohjen për Kryeministrin Edi Rama, i cili, në këto ditë sfiduese, siç ajo theksoi - po i qëndron pranë stafit të Bashkisë dhe qytetit të Tiranës.

Vendimi i shkarkimit të nënkryetares Goxhaj 
 

Vendimi i shkarkimit të sekretarit të Përgjithshëm Dokushi

Ora 15:34
Rimori delegimin e detyrës nga Veliaj/ Ristani: Nuk ka krizë në Bashkinë e Tiranës, falënderoj Ramën që na qëndroi pranë

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani në një deklaratë për mediat tha sot, se ky institucion nuk është përfshirë nga kriza funksionale. Nga ana tjetër Ristani sqaroi se nuk ka asnjë arsye që mund të 'shuhet' respekti i saj për Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj.  Ristani falënderoi edhe kryeministrin Edi Rama, duke thënë se i ka qëndruar pranë Bashkisë në këto kohë të vështira.

Deklarata e plotë e Anuela Ristanit

Të nderuar qytetarë të Tiranës,
E ndiej si një detyrim ndaj secilit prej jush që, pas një sërë njoftimesh që kanë qarkulluar këto ditë në media, të ndaj sot në këtë konferencë për shtyp një sqarim të plotë mbi mënyrën se si po vijon puna në Bashkinë e Tiranës dhe si po menaxhohet institucioni që drejton kryeqytetin e vendit tonë.
Kryetari i zgjedhur i Tiranës, Erion Veliaj, në përpjekje për të garantuar vijimësinë e punëve të nisura, sic e sqaroi dhe vetë dje nëpërmjet statusit në rrjetet e tija sociale ka marrë disa vendime. Këto vendime te marra në kushtet e një informacioni të cunguar, por edhe të pasqyruara në media në mënyrë të nxituar dhe të pakonfirmuara asnjëherë nga Bashkia e Tiranës, kanë krijuar një keqkuptim dhe kanë sjellë konfuzion dhe shqetësim të panevojshëm, të cilin e sqaroi ai dje vetë.

Nuk ka asnjë krizë funksionale në Bashkinë e Tiranës. Puna vazhdon me të njëjtin përkushtim, me të njëjtën energji dhe me të njëjtin vizion që na ka udhëhequr ndër vite nën drejtimin e Kryetarit Erion Veliaj.

Ne nuk do të ndalojmë së punuari për qytetin e së ardhmes, për fëmijët tanë, për një Tiranë që nesër do të na bëjë krenarë përpara tyre. Këtë e kemi për detyrë – ndaj qytetit, ndaj çdo qytetari të Tiranës.

Po ashtu, më lejoni të ndaj me ju edhe një mesazh personal. Kam qenë pjesë e kësaj Bashkie dhe e ekipit të drejtuar nga Kryetari Erion Veliaj prej 10 vitesh. Kam punuar çdo ditë përkrah tij, duke sakrifikuar kohën me familjen time për t’i shërbyer qytetit tonë. Për ne, Bashkia e Tiranës ka qenë gjithmonë më shumë sesa një institucion ka qenë një mision i përbashkët. Nuk ka masë sigurie apo artikull mediatik që mund të zbehë respektin dhe besimin që kemi ndërtuar me njëri-tjetrin.

Unë besoj fort se mënyra më e mirë për të nderuar punën dhe përkushtimin e Erion Veliajt është që Bashkia Tiranë të vijojë të kryejë punët më së miri për qytetarët e saj. Sepse në fund, historia do të kujtojë veprat dhe jo fjalët, punën që shihet dhe jo thashethemet që i merr era.

Gjithashtu, dua të shpreh mirënjohjen time për Kryeministrin z. Edi Rama, i cili, në këto ditë sfiduese, po i qëndron pranë stafit të Bashkisë dhe qytetit të Tiranës.

Në përfundim, për çdo qytetar që kërkon informacion të saktë, të gjitha kanalet tona të komunikimit mbeten aktive. Zyra e Komunikimit me Qytetarët vazhdon të jetë në dispozicion me përgjegjshmëri dhe përkushtim në sportelet përkatëse. Numri i gjelbër 0 800 0 888 është gjithashtu në funksion, së bashku me adresat tona online në [email protected].

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Votimet: 21/03/2025 22:59

    Kjo tregon qe PS do ta humbë thelle sikur silvinjo ndeshjen , pra makismumi 11 deputet i nxjerr.

    Përgjigju
  • Miku: 21/03/2025 17:46

    Po pse duhen shkarkuar robt kur ka keqkuptime? Nejse, ate ujin 24 ore te Myslim Shyri kur do e kemi se ishte edhe premtim. 2 here ne dite vjen mga 2 a 3 ore, sa per dijeni.

    Përgjigju
  • Mergimtari: 21/03/2025 16:35

    Nje pyetje per Znj.Ristani:Per keqkuptimin tuaj dhe te Kryebashkiakut duhej te shkarkohej nenkryetarja dhe sekretari?Dukeni e pa sinqerte me veten tuaj dhe publikun.

    Përgjigju
  • Berat Çelepias: 21/03/2025 15:54

    Edvini për kafshim bashkie. Pushti i pushtetit qendror pushtoi pushtetin vendor të pushtit që është nën pushtetin e burgut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?