Kultura

‘RinArt’, studentët e Tiranës dhe Prishtinës çelin ekspozite të përbashkët me 400 piktura

25 Nëntor, 16:53| Përditesimi: 25 Nëntor, 17:04

  • Share

Ekspozita ‘Rin Art’ me rreth 400 punime është çelur në Serafan të Belshit dhe sipas ideatorit Helidon Haliti ka për qëllim fuqizimin e turizmit kulturor. Ndërsa skulptori Sadik Spahia tha se vlen dhe për të motivuar studentët.

“Diçka e jashtëzakonshme në fakt ndodh këto ditë në Dumre, është një gjë fantastike. Unë falenderoj shumë bashkinë e Belshit që na ka dhënë një suport të jashtëzakonshëm. Tani kaq vite që e ka hapur këtë nocion e ka bërë Belshin një  toskanë të dytë nuk diskutohet. Universiteti i Arteve erdhi gjithë në gjithe programet e veta dhe bëri në dy salla kaq te mëdhaja, ku tepricat e dikurshme janë pasuri për sot dhe sigurish investimet e reja", tha piktori Helidon Haliti

“Kjo ekspozitë është një rast që i jepet publikut për të kuptuar se cfar bëhet në Fakultetin e Arteve të Bukura. Në politiken që ka Fakulteti i Arteve te Bukura në qendër është studenti dhe ne do te bëjmë përpjekje e pandalshme maksimale për te motivu të gjithë studentet", tha skulptori Spahia.  

Punimet më të mira u vlerësuan me çmime, ndërsa studentët thanë se ekspozita është e rëndesishme për promovimin e tyre.

"Unë e fillova këtë aktivitet për të ekzpozuar me shumë punen time, dhe kam fituar çmim për kete gjë. Ky aktivitet është i organizuar nga shkolla dhe unë e ndjejë obligim dhe domosdoshmëri që punët artistike, sidomos të punuara në shkollë të ekspozohen ne keto aktivitete. Kështu që e kisha le te themi domosdoshmëri".

"Është shumë e rëndësishme për mua kam investuar shumë ne akuare, u bë gati tre ose kater vite që merrem me teknikën e akuarelit, fale profesor Helidonit që më ka ndohmuar shumë, edhe profesor Mondit jam këtu ku jam me çmimin që fitova."

" Është një emocion i papërshkueshëm nga puna e lodhshme që kemi bërë. Por falenderoj profesor e mi", thanë studentët.

Ekspozita "RINart" shfaq një gamë të gjerë punimesh nga tetë programe studimore, si fashion design, grafik dizajn, pikturë kavaleti, pikturë monumentale, fotografi, qeramikë, skulpturë dhe multimedia.

R.D/E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?