Policia e Shtetit gjatë kontrolleve në Rinas

Rinas, francezi kapet me kokainë, heroinë dhe hashash në aeroport! Pranga edhe shqiptarit nga Gjakova, iu gjet sasi droge

11 Shtator, 11:24| Përditesimi: 11 Shtator, 11:27

  • Share

Tiranë- Një shtetas francez dhe një shqiptar nga Kosova janë prangosur gjatë orëve të fundit nga policia e kryeqytetit, me akuzën e prodhimit, mbajtjes dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Burime zyrtare konfirmuan sot (11 Shtator) se operacioni është kryer nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të mëparshme operative të siguruara.

I pari ka rënë në pranga i dyshuari T. B., 41 vjeç, banues në Francë.

“Punonjësit e Komisariatit të Policisë Rinas, gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë, kanabis dhe heroinë”, njoftuan uniformat blu, por pa dhënë detaje shtesë për peshën dhe dinamikën.

Pas tij u ndalua edhe A. Sh., 37 vjeç, banues në Gjakovë, në një tjetër aksion të mëvetësishëm, pasi “gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë”.

Për të dy rastet materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, si dhe zbuluar personat bashkëpunëtorë nga siguronin lëndën narkotike.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?