Foto ilustruese

Po ikte nga Shqipëria, vihet në pranga në Rinas 'Kep Rapi', i forti i Durrësit! I dënuar me 7 vite burg në Itali

31 Mars 2023, 14:21| Përditesimi: 31 Mars 2023, 14:42

  • Share

TIRANË- Rexhep Rapi i njohur si ‘Kep Rapi’ ka rënë në prangat e policisë këtë të premte në Rinas. 60-vjeçari është i dënuar me 7 vjet burg për organizimin e emigracionit të paligjshëm.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në dalje të RSH-së, kanë kapur Rexhep Rapi (Arapi), 60 vjeç, banues në Durrës, i cili pas verifikimit nga Interpol Tirana ka rezultuar person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Genova, Itali, e ka dënuar 7 vjet burgim, për veprën penale "Organizimi i emigracionit të paligjshëm", nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 4 vjet. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë

Rapi ka qenë i arrestuar edhe në vitin 2021 në Durrës pasi i gjetën armë në lokalin e tij. Rapi lëvizte me mjet të blinduar ‘’Benz’’ i cili i është sekuestruar bashkë me një pistoletë që iu gjet në një çantë në banakun e lokalit. Rapi është me precedentë të mëparshëm kriminal kundër jetës së personit dhe në fushën e narkotikëve.

Gjatë kontrolleve të policisë në kufi është arrestuar edhe një person për mosdeklarimin e parave, u sekuestruan 19 900 dollarw. 

'Shërbimet e Policisë Kufitare në PPK Grabom, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjetin me drejtues shtetasin A. T., nga Plava, Mali Zi. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 19 900 dollarë amerikanë, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore.'- thuhet në njoftimin e policisë. 

Paratë e sekuestruara

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • dollari: 31/03/2023 18:40

    e hengre o kepi dhe ti shum ke bere e tani erdhi koha te paguash qetesohu e shplodhu tani e te rrofshin miljonat qe ke vjedh emigranteve qe nxirje e gjasme ndihmoje

    Përgjigju
    • 444: 05/06/2023 16:01

      Shih punet e tua o shok .. ti se njeh fare

    • B4/B7: 31/03/2023 22:47

      Ku e njef ti mer pis a ka ndihmu apo ka bere gjasme po shif punt e hallet e tuja se secili i del vet per t zot.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?