Rinas, pranga kosovarit, tentoi të 
kalonte me pasaportë shqiptare

24 Tetor 2014, 11:07| Përditesimi:

  • Share
Një shtetas kosovar është arrestuar mëngjesin e sotëm në aeroportin Nënë Tereza në Rinas, pasi ka tentuar të kalojë kufirin duke përdorur një pasaportë shqiptare biometrike. Shtetasi Jetmir Krasniqi, mbante me vete pasaportën e një shtetasi shqiptar, duke shfrytëzuar ngjashmërinë që kishte me te.

Sipas policisë Krasniqi i kishte blerë pasaportën biometrike shtetasit shqiptar Taulant Shtytit, nga Laci, i cili është identifikuar dhe arrestuar nga policia.

Burime pranë komisariatit të Rinasit bëjnë me dije se shtetasi kosovar që tentoi të kalonte kufirin me pasaportë shqiptare, është ndihmuar dhe nga 3 persona të tjerë të cilët po ashtu janë arrestuar. 3 Bashkëpunëtorët e Krasniqit, janë Valter Meshi nga Tropoja, Marsel Kasmi dhe Taulant Shyti , të dy nga Laci, ky i fundit poseduesi i pasaportës biometrike që mbante Krasniqi.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?