Eurot e kapura në Rinas

Kronikë

Rinas/ Tentoi të dilte nga Shqipëria me 194 mijë euro të padeklaruara, vihet nën hetim 45-vjeçari izraelit

7 Qershor, 12:54| Përditesimi: 7 Qershor, 13:13

  • Share

Një 45-vjeçar izraelit është vënë nën hetim pasi u kap në aeroportin e Rinasit me 194.000 euro të padeklaruara. Ai synonte që të dilte nga Shqipëria pa i deklaruar shumën e parave.

“Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar, të shumave të konsiderueshme të parave.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. Y., 45 vjeç, me shtetësi izraelite, të cilit gjatë kontrollit në vijën e dytë iu gjetën 194.000 euro që synonte të dilte nga Republika e Shqipërisë pa i deklaruar konform ligjit.”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket situata e trafikut në vend?