Kronikë

Po ikte drejt Italisë me pistoletë në valixhe, arrestohet në Rinas 23 vjeçari nga Kosova (EMRI+FOTO)

21 Qershor 2024, 09:27| Përditesimi: 21 Qershor 2024, 12:11

  • Share

Tirane- Kishte fshehur pistoletën brenda në valixhe për të udhëtuar më pas nga aeroporti i Rinasit drejt Italisë. Me të zbuluar skaneri pistoletën mes sendeve të tjera në valixhe policia i vuri prangat në flagrancë 23 vjeçarit Daors Gashi banues në Pejë.

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, bazuar në analizen e riskut dhe në informacionet e inteligjencës policore, të intensifikuara për shkak të fluksit në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në bashkëpunim me sërbimet e Sigurisë në aeroportin e Rinasit, finalizuan operacionin policor të koduar “Skanimi”, në kuadër të të cilit u godit një tentativë për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Itali.

Daors Gashi (Foto) u kap në flagrancë dhe u vu në pranga, në dalje të Shqipërisë

"Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në çantën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak” informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

S.G/E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?