Para të padeklaruara

Rinas/ Tentuan të kalonin kufirin me para të padeklaruara, nën hetim një kinez dhe një turk! Sekuestrohen mbi 28 mijë euro

30 Shtator 2023, 09:24| Përditesimi: 30 Shtator 2023, 09:30

  • Share

TIRANË- Policia kufitare ka goditur dy raste të mosdeklarimit të parave në kufi duke sekuestruar në total shifrën 28 840 euro dhe 1900 dollarë.

Një 36-vjeçar turk tentoi të hynte me 17 020 euro në hyrje të Rinasit ndërsa një kinez tentoi të dilte me 11 820 euro dhe 1900 dollarë.

Shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për turkun dhe kinez për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".       

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Paratë e sekuestruara

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?