Momenti i ekstradimeve në Rinas

Kronikë

Trafik kokaine për grupin 'Çela' në Elbasan, Shqipëria i dorëzon Italisë nën pranga 2 anëtarët e organizatës! Ekstradohet edhe një i tretë për grabitje! (EMRAT)

12 Qershor, 14:02| Përditesimi: 12 Qershor, 14:29

  • Share

Tiranë- Tre persona, të akuzuar si pjesëtarë të organizatave kriminale, janë dorëzuar nën pranga në aeroportin e Rinasit në Tiranë ditën e sotme (12 qershor) dhe u nisën me avion drejt Italisë, për llogari të drejtësisë së vendit fqinj.

Të ekstraduarit janë Ervin Dema, Edmond Zhuja dhe Klaus Nikolli. Dy të parët janë arrestuar gjatë operacionit të koduar "Icaro.al" në bashkëpunim me Antimafian e Italisë, si pjesë e organizatës "Çela" në Elbasan, të përfshirë në trafik ndërkombëtar kokaine në linjën Itali-Spanjë-Shqipëri dhe më gjerë, si dhe në transportin e fitimeve me furgonë dhe autobusë drejt vedit tonë.

Interpol Tirana dhe Polcia e Shtetit informuan se në bashkëpunim dhe me Interpol Romën, u finalizuan në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Ëanted”, procedurat për ekstradimin nga Shqipëria për në Itali të 3 shqiptarëve.

Të ekstraduarit janë Ervin Dema, 40 vjeç, pasi akuzohet nga Gjykata e Breshias, për veprën penale “trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale; Edmond Zhuja, 41 vjeç, po për veprën penale “trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale; nga kjo gjykatë dhe Klaus Nikolli, 33 vjeç, nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “vjedhja në rrethana rënduese”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Ervin Dema, 40 vjeç, banues në Elbasan dhe Edmond Zhuja, 41 vjeç, banues në Shkodër, u arrestuan në operacionin e muajit janar të këtij viti të nisur në Itali, i koduar "Icaro", që sipas autoriteteve italiane, janë pjesë e organizatës "Çela" në Elbasan, që trafikonin miliona euro kokainë në Evropë nga Amerika Latine dhe gjithashtu transferonin milionat e tjera në Shqipëri, ku ktheheshin në investime.

Edhe mediat italiane shkruajnë se në krye të grupit kriminal italo-shqiptar ishin dy vëllezër të klanit Çela në Elbasan. Sipas tyre, ata drejtonin operacionet e importimit dhe tregtimit të lëndës narkotike dhe grumbullimin e të ardhurave, të cilat dërgoheshin në Shqipëri duke shfrytëzuar bashkëpunimin e drejtuesve të autobusëve që operonin linjën Breshia-Elbasan.

Kurse personi i tretë i ekstraduar, Klaus Nikolli, ishte arrestuar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit gjatë muajit mars të këtij viti në Kurbin. Aksioni është koduar “Operacionalja 33’ në kuadër të të cilit u lokalizua dhe arrestua me qëllim ekstradimin, Klaus Nikolli, 33 vjeç, i lindur në Laç. Ai akuzohet për një seri grabitjesh në rrethana rënduese në Milano, për llogari të një organizate kriminale.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?