Foto ilustruese

Kronikë

Rindërtimi/ Bashkia e Durrësit 29 leje për riparimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti brenda 5-mujash! 913 familje do kthehen në shtëpi

15 Janar 2020, 17:13| Përditesimi: 15 Janar 2020, 17:21

  • Share

DURRES- Bashkia e Durrësit ka miratuar ditën e sotme 29 leje të përshpejtuara për riparimin e objekteve (kryesisht pallate) të cilët u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit. Me përfundimin e punimeve në këto godina do të kthehen në shtëpitë e tyre, 913 familje të prekura nga tërmeti. Afati i punimeve për riparimin e këtyre godinave është nga 3 muaj deri në 5 muaj.

Në mbledhjen e sotme të Shtabit të Emergjencave të Qarkut Durrës nën drejtimin e kreut të këtij shtabi zv/ministres së Brendshme Rovena Voda, kryetari në detyrë i bashkisë së Durrësit, Zhuljen Varfaj theksoi se puna vijon intensivisht në mbarëvajtjen e procesit të vlerësimit të dëmeve nga grupet në terren, në menaxhimin e banorëve të strehuar në strukturat hoteliere, në procesin e dhënies së lejeve të ndërtimit për rikuperimin e dëmeve nga tërmeti, për procesin e bonusit të qerasë si edhe në implementimin e vendimit të qeverisë për tërmetin.

Në mbledhje ishin të pranishëm , prefekti Roland Nasto, zv/ministrja e drejtësisë Fjoralba Caka, koordinatori i Zyrës së Bashkëqeverisjes Ernest Pupla, si edhe përfaqësues nga Drejtoria Vendore e Policisë së Qarkut Durrës.

Sipas të dhënave të Bashkisë Durrës, aktualisht në hotele ndodhen 1500 qytetarë nga 3000 persona që ishin të strehuar në dhjetor, ndërsa 147 aplikanë për bonusin e qirasë, i kanë kaluar Drejtorisë Ekonomike për zbatim. Ndërkohë në dy listat paraprake të miratuara deri tani nga këshilli bashkiak janë gjithsej 3863 emra.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?