Politikë

Rindërtimi/ Batuta e të riut me Ramën: Unë jam skulptor, një shkallë më lartë se ty...shpërthejnë të qeshurat (VIDEO)

17 Shkurt 2021, 11:29| Përditesimi: 17 Shkurt 2021, 12:15

  • Share

FARKË- Familjet e Agron Fushës dhe Gazmir Zgurit në fshatin Farkë e Madhe kanë hyrë sot në shtëpitë e reja.

Kryeministri Edi Rama së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj vizituan fillimisht familjen Fusha, e cila, sot ka hyrë në një banesë 3 + 1.

Në bisedat mes tyre nuk kanë nguruar batutat mes Ramës dhe të riut.

Kryefamiljari: - Kemi qenë në krah të djathtë. Ne kemi pasur një shtëpi të vjetër këtu, nga më të vjetrat e Farkës, me qerpiç.

Kryeministri Rama: - Kjo është shtëpia ku ishit bashkë?

Kryefamiljari: - Po kam qenë me gjithë vëllain.

Kushëriri: - Jemi çuna xhajesh. Ne i kishim shtëpitë më të vjetra. Ne kemi qenë gjithmonë krah politik i djathtë, ti na ke bërë nder.

Kryeministri Rama: - Po çfarë deshe djathtas ti, pashë nderin? Ku e di ti çfarë është e djathta dhe e majta? Ti të djathtë dhe të majtë di vetëm këmbën e futbollit.

Kryebashkiaku Veliaj: - Me Bajernin, mirë është ai.

Kryeministri Rama: - Me Bajernin, aaa.

Kryefamiljari: E ke edhe koleg se është në Universitetin e Arteve.

Kushëriri: Unë jam skulptor, një shkallë më lart se ti.

Rama: Po mirë të paktën skulptor i majtë ka lezet, po skulptor i djathtë...!

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t'u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?