Plani i PD Anti-COVID/ Rama: Basha shalqi me provë që nuk hahet! Kazinotë nuk janë hapur! Janë rindërtuar deri tani 30 banesa të dëmtuara nga tërmeti (VIDEO)

29 Shtator 2020, 13:03| Përditesimi: 29 Shtator 2020, 18:35

  • Share

TIRANË- Plani i Anti-COVID i opozitës, çështja e detit, Liga e Futbollit, papunësia, aeroporti i Kukësit, kazinotë, ishin disa nga çështjet që ceku kryeministri Edi Rama në konferencën e tij të gjatë me gazetarët, që nisi fillimisht vetëm për rindërtimin. Duke u ndalur të kjo e fundit, kreu i qeverisë i shoqëruar edhe nga dy ministrat, ai i rindërtimit Arben Ahmetaj dhe ministrja e Financës, Anila Denaj, ka bërë me dije se deri më tani 30 familje kanë marrë në dorëzim çelësat e shtëpisë së re, ndërkohë që brenda këtij viti do të jenë gati 51 objekte arsimore.

"Asnjë objekt nuk ka përfunduar se po të kishte përfunduar ne do duhet të merrnin përsipër të gjitha rindërtimet në planet, për nga shpejtësinë. Një pjesë përfundon në 26 nëntor, një pjesë do përfundojnë më tutje.  Po punohet në 14 shkolla në Bashkinë e Tiranës dhe 37 në 10 bashkitë e tjera që përfundojnë brenda këtij viti. Shtëpitë individuale kanë nisur shumica ka pasur dorëzime mund të jenë 30 banesa, 31 dhjetori është faza përfundimtare e fazës së parë", iu përgjigj Rama, pyetjes së gazetares së Report Tv, Eliza Gjediku.

Kjo deklaratë edhe vetëm pak orë pas prezantimit të planit të rimëkëmbjes së prezantuar nga opozita e bashkuar, për të cilën Rama nuk i kurseu ironitë duke e quajtur kryedemokratin Lulzim Basha "shalqi me provë që ka dalë kungull".

"Atë që ju quani kandidati për kryeministër, është shalqi me provë. Domethënë i pangrënshëm, se nuk është i ardhur nga hëna, por ka qenë në provë disa herë dhe natyrisht shkuarja në ekstrem me propozime të ashtuquajtura platforma alternative është shprehje e një mungese serioziteti e provuar dhe largqoftë të kishte ndodhur që flama e COVID-it ta kishte gjetur këtë vend me atë kandidatin dhe me klubin e opozitës së bashkuar në këtë vend, të gjente spitalet që e gjetëm ne, shërbimet shëndetësore, kapacitetet profesionale kur na besuan shqiptarët, tha Rama. Premtimin e tij për rritje page me 40% të mjekëve dhe të infermierëve, Rama nuk e lejon kurrsesi që ta quajnë "kopje" të planit të PD-së, kjo pasi sipas tij, ai e ka bërë realitet, dhe nuk është vetëm një fjalë e dhënë në kohë fushatë, ndryshe nga Basha. " Të hapësh thesin se po vijnë zgjedhjet dhe të hapësh gojën dhe të ofrosh lugë floriri për të gjithë është thjesht për të qeshur. Nuk ka krahasim, se e keni parë. Fati i mirë është se këta i kemi parë, nuk është se janë të paparë. Është premtim si tramvaji i Tiranës, me siguri po të shkoni te SHQUP-i do jua tregojnë tramvajin", shtoi ai.

Në fund, shefi i qeverisë zgjodhi të sqarojë edhe çështjen e rihapjes së kazinove. "Kam dëgjuar fjalë se janë rihapur kazinot, kjo është komplet gënjeshtër, nuk ka asnjë rihapje të bixhozit në Shqipëri, nuk ka asnjë lëshim dore për të dhënë licensën, është hapur vetëm  një procedurë specifike e cila lidhet me përfundimin e afatit të licensës së të vetmes kazino që ka qenë prej shumë vitesh në mes të Tiranës dhe duke pritur që cili do qoftë të ofertojë nëse ka ofertë në një zonë të caktuar të definuar. Janë vetëm kufijtë e një perimetri, se në ligjin ekzistues kemi të drejtën e kazinove vetëm në struktura me 5 yje ose kazino të veçantë në zona strategjike për zhvillim dhe turistët gjë që nuk e kemi ushtruar masivisht", tha Rama.

VIDEO/Konferenca e plotë

Ora 14:46
Rama- Ligës së Futbollit: Gjuha e bojkotit nuk ka funksionuar asnjëherë me mua, s'kemi asnjë detyrim ndaj tyre

Kryeministri Edi Rama nuk ka bërë asnjë tërheqje pas sa i përket bojkotit të Ligës së Futbollit. Ai tha se kjo gjuhë me të nuk ka funksionuar dhe nuk do të funksionojë as kësaj here.

"Ne kemi bërë një ligj për sportin dhe kemi dhënë iniciativa siç s'ka bërë askush më parë. Kjo nuk funksionon, jemi dakord që për një periudhë starti pa taksa për të formalizuar taksat, ne e dimë që futbollistët s'paguhen 230 mijë lekë si pastruese dhe marrin shumë më tepër, marrin mijëra euro dhe nuk mundet dot t'u themi që për 10 vjet s'keni taksë në një botë ku Messi dhe Ronaldo përfundojnë në gjykatë për taksat. Patjetër një lehtësi fillestare, një TVSH 6^ për investimet në sport, historia e këtij futbolli me pronarë që duan të shkarkojnë nëpër klube parat që i detyrohen shtetit si pronarë të aktiviteteve të tjera nuk kalon, as historia me biznesmenë të pasur që kanë veshur fanellën e futbollit dhe kujtojnë se mund të luajnë topash me qeverinë, jemi gati për të gjitha, por ka ardhur koha që mbështetja e bashkive direkte për klubet profesioniste të kalojnë në mbështetje për sportin, fëmijët. Habiten që nuk e kanë mësuar që gjuha e forcës, e shantazhit dhe bojkotin me mua nuk funksionon, nuk e kuptoj pse mendojnë që u duhet bojtkoi. Mbase e kanë më rehat që të bëjnë bojkot. Duan të bojkotojnë le të bojkotojnë, ata me qeverinë thjeshtë duhet të bashkëpunojnë, nuk kemi detyrime ndaj futbollit profesionistë, nëse mendojnë që mund ta mbajnë futbollin me ngastra ku hidhet top, e nga ana tjetër fshihen lekë, këtë mund ta bëjnë janë të pavarur, por jo me ne", tha Rama.

Ora 14:35
Rama: Kazinotë nuk janë rihapur!

Kazinotë nuk janë hapur! Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se si qëndron e vërteta për rihapjen e kazinove.

"Kam dëgjuar fjalë se janë rihapur kazinot, kjo është komplet gënjeshtër, nuk ka asnjë rihapje të bixhozit në Shqipëri, nuk ka asnjë lëshim dore për të dhënë licensën, është hapur vetëm  një procedurë specifike e cila lidhet me përfundimin e afatit të licensës së të vetmes kazino që ka qenë prej shumë vitesh në mes të Tiranës dhe duke pritur që cili do qoftë të ofertojë nëse ka ofertë në një zonë të caktuar të definuar. Janë vetëm kufijtë e një perimetri, se në ligjin ekzistues kemi të drejtën e kazinove vetëm në struktura me 5 yje ose kazino të veçantë në zona strategjike për zhvillim dhe turistët gjë që nuk e kemi ushtruar masivisht", tha Rama.

Ora 14:34
Rama: 30 shtëpi të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit janë rindërtuar deri tani! Asnjë shkollë

Asnjë shkollë nuk ka përfunduar së rindërtuari dhe 30 familje të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit kanë hyrë në shtëpitë e reja. Shifrat u bënë publike nga kryeministri Edi Rama pas pyetjes së gazetares së Report Tv, Eliza Gjediku.

"Asnjë objekt nuk ka përfunduar se po të kishte përfunduar ne do duhet të merrnin përsipër të gjitha rindërtimet në planet, për nga shpejtësinë. Një pjesë përfundon në 26 nëntor, një pjesë do përfundojnë më tutje.  Po punohet në 14 shkolla në Bashkinë e Tiranës dhe 37 në 10 bashkitë e tjera që përfundojnë brenda këtij viti. Shtëpitë individuale kanë nisur shumica ka pasur dorëzime mund të jenë 30 banesa, 31 dhjetori është faza përfundimtare e fazës së parë", tha Rama.

Ora 14:20
Rama: Në aeroportin e Kukësit do i sjell vetë kuksianët e Londrës të votojnë PD-në, falas

Kryeministri Edi Rama ka siguruar edhe njëherë tjetër se aeroporti i Kukësit do të nisë fluturimet shumë shpejt, por nuk i kurseu ironitë për PD.

"Kuksianët e Londrës do t'i marr unë dhe do i ulë në Kukës që të vijnë të votojnë PD. 120 kuksianë do i sjellë unë falas, jo nga ato me pagesë", tha Rama.

Ora 14:13
'Kopjon programin e PD'/ Rama-gazetares: Vdeksha unë për ty e Bashën! Premtimet si tramvaji në Tiranë

Kryedemokrati Lulzim Basha e akuzoi për kopje të programit të tij, por kryeministri Edi Rama iu përgjigj me ironi.

"Vdeksha unë për ty dhe Bashën, ( i referohet gazetares) fjalën kopje nga programi i Bashës se është pa lidhje. Ka një ndryshim të madh midis kujt e thotë dhe kush e bën, aq më tepër nëse bëhet fjalë për të njëjtën gjë. Ka një ndryshim të madh mes rritjes së pagës për mjekët dhe infermierët 40% që do e bëjmë ne që do miratohet me ligj dhe idesë se pagat mund të shkojnë 1200 euro. Të hapësh thesin se po vijnë zgjedhjet dhe të hapësh gojën dhe të ofrosh lugë floriri për të gjithë është thjesht për të qeshur. Nuk ka krahasim, se e keni parë. Fati i mirë është se këta i kemi parë, nuk është se janë të paparë. Është premtim si tramvaji i Tiranës, me siguri po të shkoni te SHQUP-i do jua tregojnë tramvajin", tha Rama.

Ora 14:12
'Atdheun po e merr greku'/ Rama- komentuesit: Dil mbroje me kanoe me Lulin, Liken dhe Monën

Kreu i qeverisë, Edi Rama nuk ka lënë pa përgjigje një komentues i cili i ka rikujtuar edhe një herë çështjen e detit, se po "e merr greku".

"Atdheu nga greku mbrohet nga Likja, Kryemadhin dhe Luli, dlni me kanoe, madje dhe Vjosën, mbroni atdheun nga armiqtë imagjinar të Lulit dhe Likes", tha Rama.

Ora 14:03
'Favorizon oligarkët'/ Rama: Nëse ka një vendim të qeverisë të diktuar nga të pasur, bëjeni publike!

Kryeministri Edi Rama u ka kthyer një përgjigje akuzës më të artikuluar nga opozita, se favorizon oligarkët.

"Nëse ka të pasur që të diktojë një vendim të vetëm të qeverisë, nëse nuk kanë paguar më shumë taksa, atëherë bëjeni publike. Shifrat thotë se ne e kemi përgjysmuar taksën për biznesin e vogël dhe e kemi rritur për biznesin e madh. Ka qenë 10% si për 15-katëshin dhe për furrën e bukës, u bë 15% për 15-katëshin dhe 5 për furrën e bukës. Më vonë do të jetë 0 për furrën e bukës, nuk do e ulim taksën për biznesin e madh, u kërkojmë që të bëjnë atë që kanë për detyrë të kontribuojnë më shumë ata që kanë më shumë", tha Rama.

Ora 13:49
Rama: Basha shalqi me provë që nuk hahet! Larg qoftë të na gjente flama në kohën që PD drejtonte vendin

Kryeministri Edi Rama ka komentuar planin e rimëkëmbjes së opozitës.

"Atë që ju quani kandidati për kryeministër, është shalqi me provë. Domethënë i pangrënshëm, se nuk është i ardhur nga hëna, por ka qenë në provë disa herë dhe natyrisht shkuarja në ekstrem me propozime të ashtuquajtura platforma alternative është shprehje e një mungese serioziteti e provuar dhe largqoftë të kishte ndodhur që flama e COVID-it ta kishte gjetur këtë vend me atë kandidatin dhe me klubin e opozitës së bashkuar në këtë vend, të gjente spitalet që e gjetëm ne, shërbimet shëndetësore, kapacitetet profesionale kur na besuan shqiptarët, Kujtoni atë kohë për të kuptuar që kjo nuk është një betejë mes nesh dhe atyre, apo mes meje dhe shalqinit me provë që është në krye të opozitës, është betejë e jona me vetveten dhe kohën. Koha nuk pret se shqiptarët kanë pritur shumë", tha Rama.

Ora 13:15
Rama: Në shkurt 2021 do të jetë niveli i papunësisë nën 11%!

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se në shkurt të vitit 2021, që përkon me një vit nga karantina, do të çojë nivelin e papunësisë nën 11%. Rama tha se Shqipëria renditet mes vendeve që ka humbur më pak punonjës gjatë karantinës.

"Një ditë para tërmetit projeksionet e 2020 për ekonominë ishin shumë optimiste duke iu referuar shifrave zyrtare dhe të konfirmuara nga institucionet financiare me shkrim në raportet dhe konluzionet përkatëse, papunësia e cila për vitin 2019 ishte më e ulëta në rajonin tonë me 11% pritej të shkonte edhe më poshtë, borxhi në trajektore rënëse nën 65%, investimet e huaja dhe turizmin pritej të kishte një impakt të shtuar, por gjithçka ndryshoi pas tërmetit dhe COVID.  Paketat e qeverisë kanë ndihmuar që sot të mund të themi pa frikë tani më, parë edhe rezultatet pasuese nga pikëpamja hapëse, nëse do kishim kaluar në më shumë se 10% të GDP-së, presim të kufizohemi në më pak se 4.5%. Nuk është pak si parandalim. Gjatë 3 javëve te fundit kemi marrë masa të tjera, programi i rindërtimit 13 mijë persona të papunësuar. Hyjmë te vendet që kemi humbur më pak punonjës. 45 mijë punonjës është në Kosovë dhe Rumani 1 mln, Serbia 200 mijë, Kroacia rreth 200 mijë, megjithatë këto nuk janë për të thënë se jemi përballë ndonjë çudie, por për të thënë që duam t'i ripunësojmë sa më shpejt. Në harkun e 1 viti ta tejkalojmë nivelin e shkurtit. Flasim në raport të përgjithshëm, është 11% e popullsisë, jo i njerëzve që janë sot në Shqipëri. Patjetër që ne kemi një sfidë të madhe për të fituar që është raporti mes vendit të punës dhe pagës", tha Rama.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tani: 30/09/2020 11:34

    Ska shtet shtet i korruptuar

    Përgjigju
  • Emigrant USA: 29/09/2020 23:36

    O SHABE PROVOKE NJE HERE TE SHKOSH JASHTE SO EMIGRANT DHE KUR TE KTHEHESH MBAS NJE VITI TA GJESH SHTEPIJE PA DYER PA DRITARE DHE PA PLACKAT E SHTEPIJE TE VENA ME MUNDIM E SAKREFICE TA DENANCOSH HAJDUTIT ME EMER DHE MBIEMER NE POLICI GJYKATE, NE MINISTRI TE DREJTESISE EDHE TEK SHEFI YT SHABE SIKUR FLET ME MURAT O SHABE NUK TA UROJ TA KESH KETE FAT POR ESHTE E TMERSHE KJO ESHTE ARSYJA QE UNE DHE I GJITHE FISH DHE SHOQNIJA I ME NUK VOTOJME PER RAMES BY BY SHABE

    Përgjigju
  • Emigrant: 29/09/2020 15:28

    MASHTRIMI BATUTAT devijimi I PERGJIGJE VET TE POPULLIT ESHTE KARAKTERISTIKE E MASHTRUESIT POLITIKAN Ed rama I BOJ THIRRJE POPULLIT TIM MOS VOTONI PER ED RAMON VOTONI PER KE TE DONI VETEM ATIJ JO VOTE PER 7 VOTE TE RILINDJES SE ED RAMES UNE I HUMBA TE GJITHA ME ANKESAT E NJE PAS NJESHME SKA PERGJIGJE FLET ME SHTETIN E ED RAMES SIKUR FLET ME MURET E kryeministrise STOP VOTE PER RAMES SI RREZIKSHMERI E SHQIPETAREVE

    Përgjigju
    • shabani: 29/09/2020 16:02

      nevend te besh kryqin qe e kemi kete gjigand {nese je ne greqi edhe pse je myslyman} ....ty po do te degjojn shqiptaret ...meqe paske inat personal...kete radh do votojm per hajdotin vrasesin qe tani e tutje qyhet shalqin i provuar ..nuk ben...keshtu o emigrant mavri qe dashke prap ne pushtet kriminelet dhe hajdutet...hajde koke hajde....haroje je i humbur...as ne ender nuk e kishe pare nje te till k.m....ec aty edi rama vazhdo programin

  • Vicidoli: 29/09/2020 15:28

    Ket vend vec Flamur Noki e ban

    Përgjigju
  • kuksiani ne londer: 29/09/2020 14:55

    BRAVO RAMA JE I MADH,,UNE I PARI DO TE VOTOJ PER TY,,,,KE BERE PUNE NE KUKES E KUDO JO SI ATA BERLLOGET E PD QE NUK BENE ASGJE PER SHQIPERINE.....

    Përgjigju
  • Leo: 29/09/2020 14:11

    Po le te favorizohen o. Rendesi ka qe ajo pune ka sjelle te mire vendit dhe ka hapur vende pune. Si psh tuneli llogarase. Ashtu eshte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?