Rindërtimi/ Përfundojnë 158 apartamente të reja në Valias, gati për familjet e prekura nga tërmeti

16 Korrik 2022, 12:42| Përditesimi: 16 Korrik 2022, 12:59

  • Share

TIRANË- Programi i Rindërtimit e ka transformuar tërësisht Valiasin ku pas përfundimit të bllokut të parë të banimit me 112 apartamente të reja, kanë përfunduar dhe 158 apartamente të tjera të ndara në 12 pallate dhe janë gati për të pritur familjet.

Kryeministri Rama i shoqëruar nga kryetari i bashkisë Kamzës Rakip Suli dhe nga zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ishin në këtë lagje të re e cila po merr jetë dita ditës.

“Janë përfunduar 158 apartamente të tjera në 12 pallate, që janë gati pë të pritur familjet. Cilësia, standardi janë për tu marrë si shembull për cilësinë e ndërtimit. Edhe kopshti ka përfunduar dhe është funksional dhe në shtator përfundon dhe çerdhja dhe shkolla. Si zonë e ka të gjithë infrastrukturën e duhur për të gjithë shërbimet”, - u shpreh kreu i bashkisë Kamëz.

Edhe infrastruktura përreth këtij blloku të ri banimi dhe rrugët lidhëse kanë përfunduar ndërkohë që të gjitha pallatet janë të pajisura ma parkim nëntokësor. Në këtë bashki janë të shumta objektet arsimore të ngritura nga themelet të cilat kanë përfunduar, për të ofruar kështu më shumë cilësi në mësimdhënie për të gjithë fëmijët e kësaj zone.

“E gjitha kjo është konceptuar si një lagje më vete me shkolla e me kopshte. Kjo bashki është shembull. Janë 20 shkolla të ndërtuara me buxhetin e shtetit dhe 9 janë me donatorët”, - u shpreh zëvendëskryeministri Ahmetaj.

Gjithashtu në këtë lagje do të vijojë puna për ndërtimin e një parku të madh sportiv i cili do ti shërbejë gjithë komunitetit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?