Rindërtimi i 'Sami Frashërit', Ahmetaj i përgjigjet 'cinikëve': Do ndërtojmë 2400 shtëpi individuale

26 Qershor 2020, 17:51| Përditesimi: 26 Qershor 2020, 20:39

  • Share

Sot është prezantuar projekti për rindërtimin e shkollës "Sami Frashëri" në Tiranë, që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit. Në fjalën e tij, ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj tha se ky është premtim i mbajtur i qeverisë. Duke iu përgjigjur atyre që ai i quan cinikë, tha se përvec ndërtimit të shkollave ka nisur puna edhe për rindërtimin e 2400 shtëpive individuale. 

"Kryeministri i premtoi Tiranës, Durrës, Shijakut, Kamzës, Mirditës, Lezhës, Rogozhinës dhe Kavajës që do ta rindërtojmë shtëpinë tuaj, shkollën tuaj, rrugën tuaj më mirë seç ishte më parë. Sot kjo gjë është fakt. Ju dhe të gjithë shqiptarët, me të drejtë për shkak të traditës mund të ishit skeptikë. Sot që po hapen themele në të gjithë territorin e zonës së dëmtuar, por jo vetëm janë premtime që kryeministri dhe qeveria i ka mbajtur. Shumë kush kur më vjen për të më kritikuar më thotë që rindërtimi është i rëndësishëm për ekonominë. Po, por është i rëndësishëm në dy aspekte. I pari është vëmendja e një kryeministri tek qytetari. Shumëkush ka thënë, po ata janë në çadra dhe të pikon në zemër, pavarësisht se cinizmi ta mohon. Sot me maturi dhe krenari i kthehemi premtimit dhe janë premtime të mbajtura për qytetarin. E dyta është besimi te një qeverisje. Është normale që në 7 vite të gjykohet, kritikohet, për tu lëvduar rrallë bëhet.

Në legjitimitet të plotë shumë qytetarë na kritikojnë. Shumë cinik na shajnë. Rindërtimi ka një efekt tjetër në thelb, është besimi në një qeveri. Më thoni një rast të dytë të thotë a ka pasur një proces të dytë si ky, ku të jetë dëmtuar 50% e popullsisë dhe një qeveri në kurriz krizën e covidit të mos ketë lëvizur një mil9imetër nga premtimi i tij. Janë 110 shkolla, mund të jenë edhe më shumë që do të ndërtohen nga buxheti i shtetit. Kjo është një shkollë që do ndërtohet nga buxheti i shtetit me bashkinë e Tiranës.

Unë do ta përmend besimin e qytetarit tek e vërteta, tek themelet që hapen në Krujë, Durrës, në Kamëz, në Tiranë, Rrogozhinë janë themele e çimentuara të qytetarëve që cinizmi mundohet ta nxijë, kritika ta përmirësojë, por që në finale ushqehet vetëm me vepra. Sot ka fillua puna në infrastrukturë, ka filluar puna me shtëpitë individuale. Do të jenë 2400 shtëpi individuale, ka filluar punën me shkollat dhe kemi filluar punën me pagesën e granteve", tha Ahmetaj.

 

Ora 18:18
'Sami Frashëri' do t'i përshtatet masave anti-covid, Veliaj: Do të katërfishojmë sipërfaqen e hollit të shkollës (VIDEO)

Kur jemi në kushtet e pandemisë së koronavirusit, masat po merren edhe në rindërtimin e shkollave. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë prezantimit të projektit tha se 'Sami Frashëri' i ri do ti përshtatet kushteve për distancim social. Sipas tij, do të dyfishohen klasat dhe do të katërfishohen ambiente i hollit.

"Propozojmë një shkollë që shkon në 1494 persona një shkollë që kalon e gjitha në turnin e parë. Nga 24 klasa do të ketë  50 klasa. Duam të shkojmë në 7 ambiente laboratorësh. Duam ta 5-fishojmë hapësirën e bibliotekës.

Do të katërfishojmë sipërfaqen e hollit. Do ndjekim shembullin e 'Tonin Arapit' tek Liceu dhe sallës 'Avni Mula'.

Duam që shkollat e reja të kenë edhe një sallë koncertore. Duam që të bëjmë një zgjerim edhe për dhomën e mjekut dhe psikologut. Kapacitet sanitare do të dyfishohen për çdo kat. Do të kemi dyfishim për sipërfaqeje e palestrës", tha Veliaj.

Ora 18:05
Veliaj tregon 'aksidentin' kur ishte në çerdhe: Korniza me foton e Enverit me ra në fytyrë, u mbulova nga gjaku (VIDEO)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në fjalën e tij gjatë prezantimit të projektit të gjimnazit "Sami Frashëri" tregoi historinë e tij jo të këndshme kur ishte në çerdhe.  Ai tha se teksa sanitarja pastronte fotografinë e Enver Hoxhës, korniza i ra në fytyrë, duke u mbulur nga gjaku.

"Kam një emocion sot. Kam shkruar te çerdhja ime dhe nëse shikoni këtë vijnë në hundën time është se kam pasur aksidentin tim të parë në çerdhe. Sanitarja  fshinte ato fotot e Enverit teksa ne flinim. I bie kjo korniza në fytyrën time dhe unë u mbulova me gjak. Prindërit e mi menduan se unë kaq e pata. Mua ma kanë kujtuar këtë që në kohët e parë. Ndërsa kur vdiq Enver Hoxha, isha në kopsht. Atëherë u shpall gjendja e jashtëzakonshme dhe unë kam qëndruar për tre ditë me edukatoren", tregoi kryebashkiaku Veliaj.

Komento

Komente

  • vera: 27/06/2020 17:53

    MOS HARRO ERION VELIAJ,,qe ka shume ndertime brenda oborreve te shkollave dhe kopshteve ne tirane,,,te bera ne kohen e sali maskarait,,,ai i dha leje te ndertonin ne oborret e shkollave,,,te hetohen nje nga nje dhe te dergohet inuku per ti shkatarruar,,,,malokeria duhet te shkulet me rrenje....

    Përgjigju
  • Arturi: 26/06/2020 20:43

    Kur do i ndertoni??????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?