Rindërtimi i shkollës në Shijak, Ahmetaj: Kryeministrit i kemi premtuar se do jetë gati me 26 nëntor, të punohet me tre turne

15 Gusht 2020, 15:48| Përditesimi: 15 Gusht 2020, 16:02

  • Share

Arben Ahmetaj, ministri i shtetit për Rindërtim, ishte sot në Shijak ku së bashku me kryetarin e bashkisë Elton Arbana inspektuan punimet në shkollën 'Kajo Karafili', si një nga 143 shkollat që do të rindërtohen pas tërmetit të 26 nëntorit.

Shkolla që do të mirëpres nxënësit me 26 nëntor ka një hapësirë prej 2900 metër katrorë, e projektuar me më shumë klasa, laboratorë, palestër, ambiente të gjelbëruara e rekreative për fëmijët, si dhe me të gjithë funksionet e një qendre komunitare.

"Shkolla duhet të mbarojë me 26 nëntor, i kemi premtuar kryeministrit. Të punohet me tre turne dhe brenda afatit të ketë mbaruar. Kjo shkollë është 143 shkollat që po ndërtohet nga buxheti i shtetit. Në trë njëjtën kohë të jetë edhe një ndërtesë qendër komunitare me ambiente si oborr, salla, palestra.

Shkollat po ndërtohen nga buxheti i shtetit, nga komisioni europian, nga qeveria gjermane, italiane, nga Katari, Sllovenia dhe të tjerë. Kajo Karafili është një nga këto shkolla,"-u shpreh Ahmetaj.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • skelari: 15/08/2020 17:01

    Po keshtu eshte kur punet i drejtojne qenie injorante qe vetem swrvilizmin dhe hajdutllekun njohin... Po gjithe ky ngut, i berjes se ndertimit me "tre turne" (po kerkohet qe nje shkolle e tille te behet per 6 muaj, perfshire projektin brenda ketij afati) a e di ti qe perkthehet ne cilesi te dobet e zgjidhje te papershtatshme? Normal qe nuk ke nga ta dish. Ka rrezik qe shume objekte te reja te rezultojne me problematike sesa ato te vjetrat, po kjo nuk e shqeteson shefin e "tigrit", apo "tigrin"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?