Shtëpinë ia shembi tërmeti, 60-vjeçarja në Lezhë prej 2 vitesh jeton në barakë: Bonusi i qirasë, i pamjaftueshëm! Do shkoj te zyra e Ramës

12 Korrik 2022, 16:43| Përditesimi: 12 Korrik 2022, 17:19

  • Share

Shaqe Leka jeton prej më se dy vitesh në barakë. Shtëpia e saj u shemb nga tërmeti, ndërsa bonusi është i pamjaftueshëm për të marrë shtëpi me qira. 60-vjeçarja nga Lezha kërkon ndërtimin e shtëpisë së re. Copëza muri dhe pirgje me inerte kanë mbetur në shesh.... Dy vite e gjysmë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019, Shaqe Leka jeton në barakën që ka ndërtuar me dërrasë e llamarinë pranë rrënojave.

Është  e vetme, pas asnjë të ardhur veç bonusit të qirasë që merr nga bashkia e Lezhës në vlerën e 10 mijë lekëve në muaj. 60-vjeçarja tregon se nuk mund të përballojë jetesën në qytet, ndaj paratë e bonusit i përdor për tu ushqyer. Ajo kërkon ndërtimin e shtëpisë së re.

"Burri më ka vdekur para dy vitesh, s'kam fëmijë skam askënd shkoj tek bashkia më fikin telefonin. Unë kërkon të më bëjnë shtëpinë ose të më japin leket e rindërtimit. Që prej tërmetit kam mbetur dere më dere. Të tjeret janë brenda unë jam jashtë. më thonë jo sot jo neser, para derës së Edi Ramës do të shkoj".- tha ajo.

Procesi i rindërtimit të banesave individuale është vonuar në Lezhë. 60-vjecarja tregon se ka trokitur disa herë në dyert e këtij institucioni por nuk ka marrë përgjigje.

"- Ti ke kërkuar rindërtimin e shtëpisë?

Po po e kam kërkuar por s’më japin asnjë përgjigje. Do shkoj tek zyra e Edi Ramës.

Shtëpinë e kisha të mbaruar, ma shembi tërmeti.

-A ta japin bonusin?

Po, por ka dy muaj që nuk ka dalë.

Dua të më ndërtojnë shtëpinë, se jam e vetme, skam askënd".- pëfundoi ajo.

Zyra e shtypit në Bashkinë e Lezhës tha se Shaqe Leka trajtohet me bonus qiraje, ndërsa presin të akordohen fondet nga Programi i Rindërtimit për afro 200 banesave të reja individuale në territorin e kësaj bashkie.

Të dhënat shkencore nga Instituti i Gjeoshkencës treguan se tërmeti i datës 26 nëntor 2019 me magnitudë 6.4 ishte ndjerë  9 ballë në Hamallaj, Jube dhe Rrushkull, 8-9 ballë në Durrësi, Sukth dhe në Kuraten. Lëkundjet e forta sizmike sollën edhe shumë panik në të gjithë vendin, jo vetëm në atë ditë por edhe për muajt më pas, duke sjellë panik për shumë qytetarë shqiptarë.

Gjithashtu tërmeti solli edhe solidarizimin e të gjitha shteteve botërore, duke e shprehur nëpërmjet ndihmave të shumta financiare, apo sjelljen e shumë prej forcave të kërkim-shpëtimit, të cilët luftuan për nxjerrjen e trupave nën gërmadha bashkë me forcat shqiptare.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • pop: 12/07/2022 17:27

    shko edhe vrite ate bastard

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 12/07/2022 17:14

    Jeni duke shkruar shkrime tendencioze kunder qeverise qe pasi mbaroi me sukses rindertimin ne Shqiperi, do te rindertoje dhe nje lagje te madhe ne Ukraine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?