Pesë vite pas tërmetit, e moshuara mbetet rrugëve: Kryeministri dhe kryebashkiakja të më bëjnë shtëpinë ose ngujohem në Bashkinë e Kurbinit!

25 Korrik, 16:04| Përditesimi: 25 Korrik, 19:58

  • Share

Kristina Marku nga fshati Sanxhak i Kurbinit prej 5 vitesh është e pastrehë. Gruaja e ve jeton vetëm me të birin, pasi i shoqi eshte ndarë nga jeta disa vite me pare. Banesa e tyre u shemb nga lëkundjet e forta sizmike të 26-nëntorit të vitit 2019. Ajo tregon për Report tv se ka marrë një apartament me qira në qytetin e Lezhës, por nuk e përballon dot koston e lartë.

“Unë dua të më bëjnë shtëpinë, më në rrugë nuk rri! Të bëjë ç'të dojë Kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara dhe Kryeministri Rama. Jetoj me pension, 10 mijë lek në muaj. Më kanë vendosur gjobë për sahatin e ujit të pijshëm. Unë i përgjigjem shtetit, paguaj gjoba, por shteti më ka kthyer shpinën”, u shpreh ajo.

 

Gjendja e saj ekomonike është rënduar më shumë gjatë dy viteve të fundit, pasi Bashkia e Kurbinit i hoqi bonusin e qirasë. 65-vjecarja endet dyerve të Bashkisë së Kurbinit duke kërkuar ndërtimin e shtëpisë së re në fshatin Sanxhak, por institucioni vendor nuk i ka dhënë asnjë zgjidhje.

“Dokumentet i kam bërë të gjitha i kam dorëzuar tek kryetarja e bashkisë, Majlinda Cara. Ajo thotë  s’ka fonde, nuk i jep Qeveria. Unë dua shtëpinë ose do shkoj të ulem këmbëkryq, do ngujohem në bashki”, tha më tej Kristina Marku, për mikrofonin e Report tv.

 

Burime nga Bashkia Kurbin bëjne me dije se proçesi i rindërtimit për banesat individuale ka stopuar për shkak të rritjes se kostos së ndërtimit. Zyrtarët lokal thanë se kanë kërkuar shtesë fondesh nga Qeveria por nuk është miratuar.

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 26/07/2024 00:31

    Nuk te ndihmojme dot! Satelitet,TEC lundruese,/Giro d'Italia/ qe te filloje nga Shqiperia,stadiumet kane prioritet para shtepise tende.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?