Pallat i shembur në Durrës

Kronikë

Rindërtimi, KLSH: 11 objekte në Durrës u shemben pa respektuar procedurat

9 Nëntor 2021, 10:46| Përditesimi: 9 Nëntor 2021, 10:48

  • Share

Në Durrës u shemben 11 objekte që ishin dëmtuar nga tërmeti pa respektuar procedurat dhe rregullat strikte, shembja ishte e pabazuar. Ky është përfundimi i një raporti të fundit të Këshillit të Lartë i Shtetit. Sipas raportit procedurat janë kryer në kundërshtim me kuadrin ligjor.

"Në përfundim, nën gjykimin e pavarur të grupit të auditimit, vlerësojmë se, në kushtet kur procedurat e ndjekura për vlerësimin e 11 objekteve të Bashkisë Durrës, që kanë pësuar dëme gjatë tërmetit, janë kryer në kundërshtim me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi, dhe si pasojë edhe dokumentet – produkt i këtyre procedurave (akt ekspertizat, oponencat) nuk janë në përputhje me kriteret ligjore, procesi i vendimmarrjes veçanërisht për prishjen e detyruar të objekteve, është i pabazë dhe mbart riskun që njëkohësisht të jetë edhe e gabuar", thuhet në raport.

KLSH gjithashtu cek edhe rindërtimin e palestrës së re në shkollën 9 vjecare “14 Nëntori”. Në raporet thuhet se në pjesën ku është ndërtuar objekti zona ka rëndësi arkeologjike dhe nuk është kryer ndonjë vlerësim paraprak.

Gjithashtu sipas KLSH hartimi i akt-ekspertizave është i pabazuar në ndonjë kërkesë për rivlerësim të thelluar, të diktuar nga akt konstatimet paraprake dhe për më tepër që vetë Instituti i Ndërtimit i cili ka hartuar dhe miratuar këto akte njëkohësisht ka bërë dhe oponencën e tyre, në kundërshtim me VKM-në e nr. 26, date 15.01.2020.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?