Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka shkuar në Kombinat me një kontratë në dorë, ku duke bashkëbiseduar me banorët u tha se nëse nënshkruajnë Bashkinë e Tiranës një kontratë, banorët më pas s'do të mbeten pa shtëpi.
"Ne do zgjidhim hallet tona. Ne do zgjidhim sesi juve mos t’iu shemben shtëpitë. Ose edhe nëse shemben, t’ua rindërtojnë shtëpitë aty ku janë. Ne e dimë shumë mirë që ai është njëshi për të gënjyer dhe nuk i mban premtimet. Ne nuk do merremi me mashtrimet e atij, ne do merremi sesi do zgjidhim problemin e banorëve këtu.
Ne ju kemi sjellë një kopje kontrate, lexojeni, shikojeni, diskutojeni. Dhe ndërkohë ne bashkë me Floidën, me Klevin, me Besin, me të gjithë, do jemi në kontakt me ju bashkë me një grup juristësh, që ai të mos guxojë të hyjë në një proces shkatërrimi të pronës të banorëve të Kombinatit, pa një kontratë të nënshkruar. Sepse është marrëdhënie e drejtpërdrejtë.
Në momentin që ky të prish pronën, ti ku do shkosh? Se ti nuk jeton me bonus qiraje, se bonusi është 1 vit, 3 vjet, po pas 3 vitesh ku do jetosh ti? Prandaj, ne duhet ta detyrojmë, siç e detyruam për Sami Frashërin që i ndryshoi hipotekat siç i donte qejfi.
Ne do të shkojmë në Prokurori tani, për çështjen sesi e ndërron ti titullin e pronës sipas qejfit. Siç e detyruam për Sami Frashërin, që të shpallim edhe tenderin, që të bëjë ofertën tani për ta ndërtuar, do ta detyrojmë që edhe këtu në Kombinat të vijë dhe të nënshkruajë kontratat me 193 familje, të cilat kanë një kontratë. Ti do shembësh pallatin dhe do më japësh pronën siç e kam, në të njëjtin vend. Nuk mund të thotë ai ik tani se unë do t’i shemb këto dhe pastaj hajt se flasim. Ne do t’i bëjmë edh enjë letër Avokatit të Popullit, po jo vetëm atij", tha Kryemadhi.
Lajmi kryesor:
Kryemadhi me kontratë në dorë në Kombinat: Firmoseni me Bashkinë para shembjes së shtëpive, kështu s'iu lënë dot rrugëve
//ReportTv.al