Sociale

Rindërtimi me ritme të ngadalta në Durrës, banorët ende pa shtëpi, apel bashkisë: Përshpejtoni procesin, por jetojmë në kasolle, durimi ka kufi

26 Nëntor 2021, 13:21| Përditesimi: 26 Nëntor 2021, 19:20

  • Share

2 vjet pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019 i cili shkaktoi 51 viktima, rindërtimi në Durrësit, po ecën me ritme të ngadalta. Nga 6 mijë familje që mbetën të pastreha dhe përfituan bonus qiraje pas tërmetit shkatërrues, 3800 vijojnë të mbështeten nga bashkia me bosus qiraje, por ende nuk kanë shtëpinë ë tyre që është në fazë rindërtimi.

Banorët e pallatit nr. 21 në lagjen nr. 7 kanë ngritur zërin sot përpara Bashkisë Durrës për vonesën në procesin e rindërtimit. Edhe pse trajtohen me bonus qiraje, vështirësitë për marrjen në kohë të këtij bonusi, kanë bërë që qytetarët të vihen në pozita të vështira me qiradhënësit e tyre. Një banore kërkoi që bashkia të përshpejtojë procesin e rindrtimit pasi njerëzit po jetojnë në kasolle.

'Ata na strehuan momentalisht në një hotel në Golem dhe më pas na përzunë na thanë kaq mund të qëndrim. Më pas na dhanë bonus qiraje, por ajo ku jetoj është kasolle ,a s shtëpi nuk është. Fillimisht deri në marrjen e bonusit të qirasë u futën te pallati i shkatërruar, por na nxorën dhe e shembën. Aktualisht jam me dy pensionet e pleqve, vetë jam pa punë se prindërit i kam sëmurë dhe vëllai është në punë  të përkohshme.Bonusi i qirasë është vonuar jashtëzakonisht shumë. Nga bashkia kërkon që të mos tallen me njerëzit e thjeshtë dhe në situatën në të cilën jetojmë. Aktualisht unë jetoj në kasolle, nuk quhet dot shtëpi, të përshpejtohen proceduar se dhe durimi ka kufi", tha banorja.

Banorët e pallatit nr. 21 kanë deklaruar se do të përshkallëzojnë protestat në muajt në vijim pasi edhe pse dy vite pas tërmetit, ata nuk dinë ende seç do bëhet me fatin e pallatit të tyre për të cilin ende nuk ka nisur procesi i rindërtimit të tij.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem gahinji: 26/11/2021 13:42

    Durimi ka kufi?Cdo te besh?Te eshte ofruar qera banese.Pse rri ne kasolle atehere?Shteti te ofron,ti nuk pranon.i kujt eshte faji?Ndertimi sipas rradhe ,sipas planin,jo sipas qejfit.Keto jane mundesite.Me saliun dhe lulushit do mbeteshe edhe pa kasolle.kjo eshte pervoja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?