Rindërtimi, Mete: Sigurimi i banesave nga tërmetet, po shohim kostot! Janë shpenzuar 890 mln euro nga buxheti

18 Tetor 2023, 18:19| Përditesimi: 18 Tetor 2023, 18:28

  • Share

Rreth 890 milionë euro janë shpenzuar deri më tani nga buxheti i shtetit për procesin e rindërtimit dhe për bonusin e qirasë. Sipas Ministrisë së Financave nëse sigurimi i banesave nga tërmetet do të ishte i zhvilluar, kjo faturë nuk do të ishte kaq e rëndë për buxhetin e shtetit.

“Sigurimi vullnetar i banesave është në nivele shumë të ulëta dhe në pjesën më të madhe i diktuar nga bankat për kreditë hipotekore”, tha Ervin Mete, Ministri i Financave.

Aktualisht është mbyllur konsultimi i projektligjit për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmeti, që parashikon futjen në skemën e sigurimit të gjitha banesat pavarësisht funksionit të saj, nëse përdoret për të jetuar, për të punuar apo qëllime të tjera.

“Me mbështetjen e Bankës Botërore, po shqyrtojmë opsionet më të mira për zhvillimin e një programi kombëtar për sigurimin nga tërmetet. Por është e rëndësishme që ky sigurim të jetë me kosto të përballueshme për qytetarët dhe të bazohet në standardet më të mira të menaxhimit të rrezikut”, tha Mete.

Po ashtu po diskutohet edhe një skemë sigurimi për sektorin bujqësor, në mënyrë që në rast katastrofash natyrore fermerët të mos humbasin gjithë mundin.

“Sigurimi i bujqësisë mund të ishte një mjet i rëndësishëm i menaxhimit të rrezikut që ndihmon fermerët të mbrohen nga humbjet financiare për shkak të fatkeqësive natyrore dhe kushteve klimatike”, u shpreh Mete.

“Është i domosdoshëm konsultimi me qytetarët nëse jemi vërtet të rrezikuar nga katastrofat. Në rastin e bujqësisë e njëjta gjë. Në një takim fermerët na thanë “Ata që erdhën nga sektori i sigurimeve nuk e njihnin bujqësinë fare, dhe as ata nuk e njihnin sistemin e sigurime. Ndaj duhet të konsultohemi mirë”, tha  Eduard Shalsi, deputet i PS-së.

Aktualisht nuk është bërë publik sesa është primi i sigurimit që do të paguajnë qytetarët për sigurimin e banesës, ndërsa për sektorin e bujqësisë ende nuk ka një draft të finalizuar se si do të funksionojë skema.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • edi: 24/10/2023 23:07

    O Mete po hiqe ate drejtorin e ATK se po le nam se kuptoj skandale sheheshit! A nuk ju ven keq per dinjitetin tuaj?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?