Rindërtimi, Mazniku: 15 mijë të punësuar në kantiere! Po ndërtohen 599 banesa individuale, pjesa më e madhe e investimeve, nga buxheti i shtetit

30 Tetor 2020, 17:57| Përditesimi: 30 Tetor 2020, 21:11

  • Share

Procesi i rindërtimit ka hyrë në një fazë të rëndësishme teksa këtë të premte u hap dhe kantieri i ndërtimit të lagjes së parë të Tiranës.

Numri dy i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku në një intervistë për Report Tv u shpreh se aktualisht janë në ndërtim 599 shtëpi. Sipas tij ky proces ka hapur vende puna për 15 mijë qytetarë.

Ai thotë se pjesa më e madhe e këtyre investimeve bëhet nga buxheti i shtetit, ndërkohë fondet e alokuara nga ndërkombëtarët menaxhohen po vetë nga ato.

"Çdo deklaratë e kryeministrit është e qartë. Në fund të këtij viti duhet të jenë pjesa më e madhe e banesave të mbaruara. Pjesa më e madhe e investimeve janë para nga buxheti i shtetit. Ndërkohë të huajt po e menaxhojnë vetë fondin e tyre që kanë alokuar për Shqipërinë. Janë në ndërtim 599 banesa individuale. Po financohet nga buxheti i shtetit. Për 827 shtëpi këtë vit. Banesat shumëkatëshe. Kemi dhe programin e tretë, atë të infrastrukturës. Programi i infrastrukturës publike. Vlerësimi i deritanishëm. Ne flasim për 15 mijë të punësuar në këtë sektor. Ka një seri të zinxhirit të prodhimit, i cili lidhet me sektorin e ndërtimit do të kenë mundësi të punojnë" - tha Mazniku.

Zëvendës kryetari i Bashkisë Tiranë, Mazniku foli edhe për procesin e rindërtimit të shkollave ku u shpreh se ato janë më të rëndësishmet.

Ai thotë se fokusi nuk është vetëm rindërtimi i tyre në mënyrën se si ishin, por ndërtimi i tyre me kushte shumë herë më të mira.

"Institucionet arsimore janë prioritare. Mund të kishim bërë një ushtrim të thjeshtë, të bënim shkollat siç ishin. Por thamë që ne jo vetëm të riparojmë shkollat siç ishin por të kishim një projekt më të madh. Rast tipik ishte shkolla "Sami Frashëri". Duheshin analizuar shumë komponentë mbi ndërtimin e këtij projekti. Më pas duhej hartuar një projekt i ri. Shkolla 'Sami Frashëri', ne kishim nevojë që të projektojmë një shkollë më të madh dhe me të gjitha mundësitë. Ajo ka filluar punimet. Si kjo, ka ndodhur për secilën prej shkollave në Tiranë. Ne jemi aq të paduruar për këto projekte. Ne duhet t'i bëjmë me hapa të duhur. Ne po punojmë me fondacionet bamirëse për të bërë dy lagje në Tiranë. Po bashkëpunojmë ngushtësisht. Ata janë duke bërë projekte në përputhje me projektet që bashkia ka aprovuar. Jemi në komunikim të përditshëm me ta. Së shpejti do fillojmë ndërtimin e banesave" - tha Mazniku.

Mazniku nuk kurseu kritika ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

"Së pari është shumë e turpshme. Ne kemi një opozitë që gjatë një periudhe 8 vjeçare të thotë diçka që është ndihmuese. Kryetari i Bashkisë Tiranës në kohën që ishte kryetar Bashkie nuk ndërtoi asgjë. Për secilën hapat e procesit, i kemi bërë publike. Ne kemi dy modele, njërën që thonë broçkulla dhe një model tjetër që ka tregur me fakte dhe prova që objektet janë ndërtuar në kohë" - tha Mazniku.

Ndërkohë për Teatrin Kombëtar, Mazniku u shpreh se ata dëshirojnë që të fillojnë punë në fund të këtij viti ose në fillim të vitit tjetër.

"Teatri do të fillojë punë shumë shpejt. Duam që të fillojë në fund të vitit ose në fillim të vitit tjetër. Ndërkohë për qytetarët që përfitojnë bonus qiraje do të vijojnë ta përfitojnë atë derisa tu ndërtohen shtëpitë" - tha Mazniku.

VIDEO / Intervista e plotë

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • I demtuari nga termeti Me DS 4: 30/10/2020 22:48

    Duhen PROTESTA te fuqishme qe qeveria te zgjohet politikaneve nuk i BESOHET asgje vetem genjejne PRANDAJ DUHEN VETEM PROTESTAT DHE VETEM ME PROTESTA MUND TE FITOJME SHTEPITE E DEMTUAR NGA TERMETI

    Përgjigju
  • Lali: 30/10/2020 20:06

    Mazniku me 900 euro nata ne hotel nga fusha ia hodhi drejtesise. Me leket e termetit do shkoje 3000 euro nata per rilindasin. Lum neve per prokurori qe kemi

    Përgjigju
  • Xhaja: 30/10/2020 18:26

    Po pallatet e demtuara te klasifikuar DS4 si nuk i permendni fare. Cfare do behet me to, pasi banoret jane rrugeve?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?