INUK i mbështetur nga forca të shumta te policisë, ka ndërhyre sot në fshatin Bubq të Krujës për të shembur disa objekte në zonën e caktuar për rindërtimin e banesave te dëmtuara nga termeti i 26 nentorit 2019.
Rindërtimi ka prekur dhe familjen Halim Xhaferrit, vila e të cilëve ka nisur të shembet pasi ashtu është parashikuar nga plani i rindërtimit. Familjarët kanë bërë rezistencë pasi mendojnë se nuk ka pse të shembet vila, sepse sipas tyre nuk prish projektin e rindërtimit.
Sakaq ata pretendojnë se nuk ka marrë dëmshpërblim për godinën, kurse lidhur me shembjen shprehen se janë njoftuar me shkrim. Pas rezistencës policia ka shoqëruar disa prej familjarëve, ndërsa pasi pasi vila u boshatis nga pajisjet dhe orenditë, ka filluar shembja e godinës së parë. Në katin e 3 të godinës policia ka gjetur disa bidona me benzin.
Familja prej 11 anëtarësh ka kundërshtuar shembjen e godinës në pronësi të tyre pasi sipas tyre shembja është e jashtligjshme pasi ata i janë drejtuar gjykatës e cila duhet të marrë vendim. Në këtë godinë 3 katëshe ushtron aktivitetin një qender bamirësie e cila merret me fëmijet me probleme, qendra shendetësore e fshatit, kopshti i fshatit si dhe disa biznese private dhe në katin e 3 te saj banon familja prej 11 anëtarësh.
Si pasojë e planit të rindërtimit do të shemben dy banesa dhe dy godina shërbimi 1 deri 3 kate. Njëri prej familjarëve i revoltuar ka thënë se kjo është e paligjshme pasi duhet të presin derisa gjykata të marrë vendim.
"Si botohet, si merrka vesh shteti me qytetarin. Brenda 24 orëve më bini fadromën. Unë jam pronari i kësaj vile. Të dali kryeministri vetë e të thotë ku e ndërton kjo ndërtesë një plan ndërtimi me 18 hektar, ku e pengon. Ai të presë vetëm vendimin e gjykatës. Unë pres një vendim gjykate. Ky objekt bazohet në 500 m katror ndërtim. Shteti të më japë kohë të shkurtër që të drejtohem në gjykatë. Si mund të sjellësh ti fadromën unë kam fëmijët aty. Do të sjell edhe vërtetimin e fëmijës që e kam nxjerrë nga spitali para dy ditësh", tha pronari i familjes.
Fillon shembja e vilës në Bubq e cila preket nga projekti i rindërtimit.
Ndonëse familjarët bënë rezistencë dhe kërkuan kohë derisa ta dërgonin çështjen në gjykatë, INUK nuk ka pritur por ka vijuar aksionin dhe në këto momente ka filluar shembja e godinës së parë.
Kopesht femijesh,qender shendetsore,bamiresi per femijet,banese dhe mbanin bidona me benzine brenda ?! Keta femije kane qene me fat, qe nuk ka ndodhur ndonje zjarr ,apo shperthim,besoj se ne ndertese ka dhe bombola gazi.
PërgjigjuNe rast se a zaptyar prone publike dhe nuk ka certifikate pronesie, atehere kerkoj ndjese dhe ligji te veproj si per ndertimet e pa ligjeshme
PërgjigjuE drejta e prones eshte e shenjte. Nuk mund t'ja grabisesh tjetrit ne emer te rindertimit. I demtuaribte bej letrat dhe ta coje deri ne Strassbourg. Do vuaje por do te fitoje. IKMT eshte bere si institucion paligjshmerie dhe kamzhik i qeverise mbi shtetasit e vet. Uroj qe ata inspektore te pashkolluar dhe injorante te ligjit ta provojne nje dite mbi veten e tyre.
PërgjigjuPadrejtësia dhe shkelja e ligjit ka shoqëruar gjithë këtë proçes. Nisur që ka fakti që po shpronësohen në kundërshtim me ligjin pasi nuk mund ti marrësh pronën dikujt vetëm pse nuk të del mirë projekti në fb. Prona merret vetëm për interes publik. Pastaj fakti që nuk i lihet një afat dhe çohen fadroma pa i dhënë lekët e kompesimit është jo vetëm shkelje e ligjit por sjellje prej monstre.
PërgjigjuNe fakt drejtesia eshte shume e thjeshte ne kete rast nese ske sigurim bej cte duash
Flitet per rindertimin mbas termetit dhe shume mire ben bashkia dhe qeveria ,por te prishesh objekte per planin rregullues me duket i padrejte dhe allgjik.Mund te midifikohet projekti dhe ska pse shteti ye cdemtoj shtepite e rregullta.
PërgjigjuTrump je duke ja fut kot. Në fletoren zyrtare të datës 12 tetor ke emrat dhe masën e shpronësimit. Nuk kanë marr asnjë qindarkë dhe pse pronat i kanë me çertifikatë. Po i vidhet prona në mes të ditës në emër të rindërtimit.
O redo, kane ndertuar shtepi pa leje duke zaptuar token publie, pronen e perbashket, kurse ti i qan hallin. Dhe do edhe leke nga Shteti. Sa budallenj paskemi qenë ne te tjeret që paguajme taksa per keta.