Rindërtimi në Durrës, protestojnë banorët: Po na vjedhin truallin, duan të na çojnë në Porto Romano! Pallati të ndërtohet ku ishte

5 Tetor 2022, 16:10| Përditesimi: 5 Tetor 2022, 16:15

  • Share

DURRËS- Banorët e tre pallateve në lagjen nr. 5 të qytetit të Durrësit janë ngritur në protestë për të disatën herë përpara Bashkisë Durrës. Sipas tyre nga zyra e rindërtimit në këtë bashki, u është thënë se ata nuk do të përfitojnë banesat e tyre në vendin ku kanë pasur pallatin ekzistues të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, por do të përfitojnë apartamente në sitin e ri në zonën e Vrinasit.

“Duan të na çojnë në Porto Romano. Bashkia vetë, kryetarja vetë me drejtorin e rindërtimit në kanë thënë se do shkoni në Porto Romano. Nuk ka vendim të shkruar, por në dyshojmë se po bëhet vjedhja e truallit”, tha një banor.

“Kemi tre vite që kemi dalë nga shtëpitë. Është marrë vendimi për t’u shembur pallati me vendim qeverie. Është marrë vendimi që do rindërtohet aty ku ka qenë. Ndërsa bashkia po luan me dy standarde, njerëz të brendshëm në bashki na kanë thënë se do na strehojnë në pallatet e reja që po bëhen në Spitallë. Unë nuk shkoj atje”, tha një tjetër banore.

‘Kemi 10 ditë kemi bërë kërkesë me shkrim. Duam përgjigje zyrtare nga Kryetarja e Bashkisë. Ne do rrimë çdo ditë këtu. Në të gjithë banorët e lagjes nr 5 do vazhdojnë protestën nuk pranojnë të shkojmë në ish-kënetë.’- u shpreh një tjetër banor.

Report Tv u interesua pranë Bashkisë Durrës dhe ky institucion refuzon t’u ketë përcjellë një vendim të tillë qytetarëve, duke thënë se sitet e reja në Vrinas do të përdoren për familjet e pastreha. Pavarësisht kësaj, qytetarët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës pasi ata mendojnë se institucionet janë duke manipuluar situatën.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/10/2022 02:49

    Merrini ato shtepi qe po ua japin falas dhe shitini.E keni pronen tuaj,por nuk jeni te lidhur me te.Shitini dhe sipas mundesise,blini ku te doni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?