Sociale

Rindërtimi nga tërmeti në Lezhë i bllokuar, 60 familje të pastreha! Ndreu: Puna rinis brenda këtij viti

11 Janar, 11:26| Përditesimi: 11 Janar, 11:28

  • Share

Procesi i rindërtimit nga tërmeti në Lezhë vijon të jetë i bllokuar prej 2 vitesh, ku aktualisht janë të pastreha rreth 60 familje. Por, problematikat pritet të marrin zgjidhje brenda këtij viti.

Pallati në qendër të qytetit, ku jetonin 16 familje, është buxhetuar, dhe po ashtu po punohet për sigurimin e shtesës së fondit edhe për 50 banesat individuale. Konfirmimi ka ardhur nga Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, sipas të cilit njësia vendore ka ndërmarrë vetë iniciativën për t’i dhënë zgjidhje problematikave të tërmetit.

Në të njëjtën kohë, po punohet edhe për përforcimin dhe rikonstruksionin e të gjitha pallateve të vjetra në qytetin e Lezhës, duke u dhënë një pamje tjetër këtyre objekteve, të cilat ishin amortizuar.

Bashkia Lezhë ishte një ndër zonat e prekura nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019, ku janë investuar rreth 20 milion euro për procesin e rindërtimit, i cili po shkon drejt fundit.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?