Lagja e re në Spitallë

Durrës/ Rindërtimi pas tërmetit, 996 apartamente në Spitallë drejt përfundimit (FOTO)

28 Janar, 08:18| Përditesimi: 28 Janar, 08:32

  • Share

DURRËS- Në Spitallë në lagjen ‘Rilindja’ 996 apartamente të ndërtuar për familjet e  prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, janë drejt përfundimit. Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga lagja e rindërtuar.

‘Mirëmëngjes dhe me lagjen "Rilindja" në Spitallë me 996 apartamente drejt përfundimit , ju uroj të diel të bukur!’- shkruan kryeministri Edi Rama.

Afro 900 milionë euro janë shpenzuar nga buxheti i shtetit në 4 vite për rindërtimin e vendit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, që la pas 51 viktima, me qindra banesa të shembura e me mijëra qytetarë të pastrehë.

Aktualisht janë 6 mijë familje që kanë marrë çelësat e banesave të reja, pasi ka përfunduar ndërtimi i 3500 apartamenteve, 2200 banesa individuale si dhe janë rindërtuar 143 shkolla. Ndërkohë rreth 1 mijë familje vijojnë të qëndrojnë në shtëpi me qira, në pritje të banesës së re.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 28/01/2024 09:42

    Sa eshte kosto per m2 o Fyhrer?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?